Hoxhaj në KS me dy kërkesa: Ndryshim të rezolutës 1244 dhe anëtarësim në OKB
PRISHTINË - Këshilli i Sigurimit i OKB-së shqyrtoi sot raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon. Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj u paraqit me dy kërkesa të rëndësishme para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në OKB-së, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç: Ndryshim të rezolutës 1244 dhe anëtarësim në OKB.
Hoxhaj u fokusua posaçërisht në gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së normalizimit te marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, progresin e drejt integrimit në BE dhe ruajtjen e stabilitetit dhe progresit të arritur në një numër çështjesh të brendshme. Fillimisht raportoi Farid Zarifit - Përfaqësuesi i Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Shefi i diplomacisë kosovare e vuri theksin tek tendenca e Beogradit për t’iu shmangur përmbushjes së detyrimeve që lindin nga marrëveshja mes dy shteteve. “Ka tendencë nga Beogradi te shmangen nga detyrimet për zbatimin e marrëveshjes. Beogradi po tenton të shtrembërojë thelbin e normalizimit”, tha Hoxhaj. Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Hoxhaj u shpreh optimist për rrugën e Be-së drejt BE-së. “Presim të finalizojmë marrëveshjen në vitin 2014”, paralajmëroi Hoxhaj.
Raporti Sekretarit Ban Ki-moon vlerëson hapat pozitivë të Prishtinës dhe Beogradit, që "çuan në marrëveshjet historike dhe në një progres themeltar drejt normalizimit të marrëdhënieve", ndërsa thekson se "zbatimi i marrëveshjeve në veri të Kosovës do të jetë një sfidë kryesore".
Hoxhaj me 2 kërkesa: Të ndryshohet rezoluta 1244 / Kosova anëtare e OKB
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj u paraqit me dy kërkesa të rëndësishme para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në OKB. Ministri i Jashtëm i Kosovës, gjatë fjalimit të mbajtur, ka kërkuar që të ndryshohet rezoluta 1244 dhe që Republika e Kosovës të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Ai deklaroi se gjatë kësaj periudhe raportuese, janë vërejtur disa përparime në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, por se në të njëjtën kohë, ekzistojnë disa tendenca te qarta nga ana e Beogradit për të devijuar nga obligimet origjinale, të cilat dalin nga marrëveshja e normalizimit.
“Duke parë hapat pozitivë, ne mirëpresim mbylljen e njëmbëdhjetë zyrave policore serbe në komunat veriore. Në të njëjtën kohë, ka dëshmi që anëtarë të strukturave paralele serbe po vazhdojnë të operojnë nga premisa private, duke qëndruar kështu në gjendje gatishmërie për të destabilizuar këtë pjesë të Kosovës”, ka thënë ministri i Jashtëm.
Hoxhaj nër të tjera shprehu angazhimin e fortë për të zbatuar plotësisht marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe të marrë seriozisht të gjitha detyrimet, të cilat janë të nevojshme për të siguruar integrim paqësor të komunave veriore në institucionet e Kosovës.
“Megjithatë, normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore do të arrihet atëherë kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, kontributi ndërkombëtar do të përfundojë kur Kosova të bëhet anëtare e plotë dhe e barabartë e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ministri Hoxhaj, para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
KS diskuton raportin e Ban Ki-moon për Kosovën
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë sot raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon. Kosova do të prezantojë progresin e arritur nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivan Mrkic.
Seanca e sotme e KS të OKB për Kosovën do të jetë e fundit e udhëhequr nga Argjentina, e cila ishte kryesuese e radhës për këtë muaj, duke ia dorëzuar udhëheqjen në shtator SHBA-ve.
Raporti më i ri i Sekretarit Ban Ki-moon, sipas raportimeve nga Nju Jorku, vlerëson hapat pozitivë të Prishtinës dhe Beogradit, që "çuan në marrëveshjet historike dhe në një progres themeltar drejt normalizimit të marrëdhënieve".
Ai thekson se "zbatimi i marrëveshjeve në veri të Kosovës do të jetë një sfidë kryesore dhe në këtë drejtim angazhimi i Beogradit me serbët e Kosovës mbetet i rëndësishëm", ndërsa edhe "shtrirja e dorës nga ana e Prishtinës, duke i ofruar siguri popullsisë lokale është po aq e rëndësishme".
Ndër çështjet që duhet të kenë prioritet për t'u zgjidhur, Sekretari i Përgjithshëm përmend "rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës". "Ka ende edhe 1,726 persona që evidencohen si të zhdukur nga konflikti i Kosovës", thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili këtë plagë të rëndë të luftës e paralajmëron si një çështje që do zgjidhje dhe që duhet të jetë pjesë e pashmangshme në bisedimet e mëtejme.
(m.a/e.m/BalkanWeb)