SHBA dislokon luftanijen e pestë "Destroyer" në Mesdhe
UASHINGTON- SHBA-ja dislokoi një luftanije tjetër "Destroyer" përballë brigjeve siriane, duke e çuar në pesë numrin e anijeve të pajisura me raketa që lundrojnë aktualisht mbi Mesdheun lindor, u shpreh sot një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes.
"Luftanija 'USS Stout' është aktualisht mbi Mesdhe dhe po i drejtohet lindjes", deklaroi ai.
Aktualisht, katër luftanije "Destroyer", "Mahan", "Ramage", "Barry" dhe "Gravely", ndodhen në Mesdheun lindor, të gatshme për lëshimin e raketave "Tomahawk" si një goditje ndëshkuese ndaj regjimit të Bashar al-Assadit, nëse presidenti amerikan e miraton një veprim të tillë.
(d.b/BalkanWeb)