E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Gjermanët të mirëpresin refugjatët sirianë

BERLIN- Kancelarja gjermane, Angela Merkel u bëri thirrje sot gjermanëve të mirëpresin rreth 5 000 refugjatë sirianë javën e ardhshme.
"U bëj thirrje gjermanëve të mirëpresin sirianët, sepse të gjithë e dimë se çfarë po përjetojnë ata", deklaroi kancelarja gjermane.
"Gjermania mbështet refugjatët sirianë", theksoi ajo.

"Që nga viti 2012 i kemi ofruar viktimave të konfliktit në Siri ndihmë humanitare me vlerë prej 340 milionë euro dhe mirëpresim përkohësisht 5 000 refugjatë sirianë", shtoi ajo.

Gjermania pranoi në mars të këtij viti të presë rreth 5 000 refugjatë sirianë, të cilët do të kenë fillimisht një leje qëndrimi prej dy vjetësh.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›