Konflikti mes Flamur Nokës dhe votuesve në Vorë, KQZ urdhëron largimin e të gjithë vëzhguesve nga qendrat e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për revokimin e të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, në Vorë.
Ky vendim vjen pas konflikti të Flamur Nokës me disa qytetarë, pasi Noka pretendoi se janë pajisur me bexhe vëzhguesi bandat.
Sipas vendimit të KQZ, në këtë qendër nuk do të lejohet asnjë vëzhgues përveç vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat.
“???????????????????????????????????????????? ???????? ????????̈????????????̈???????? – Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka revokuar akreditimin e të gjithë vëzhguesve për KZAZ-në nt. 27, Bashkia Vorë, të lëshuara për Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV-të) dhe Vendet e Numërimit të Votave (VNV-të).
Nga ky vendim bëjnë përjashtim vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat”, thuhet në njoftimin e KQZ.
