Maratona Zgjedhore/ Gazetari: Nuk ka alternativë të re, janë rrjedhë e forcave kryesore!

Gazetari Ervin Dushi tha gjatë transmetimit maratonë në Vizion Plus se nuk ka alternativa të reja për të votuar. Ai deklaroi se janë thjeshtë rrjedhë e forcave kryesore.
Siç shprehet gazetari, partitë e reja janë të politikanëve që nuk iu ka pëlqyer pozicioni në dy forcat kryesore.
Sa i përket pjesëmarrjes në votime, ai shprehet se është shumë i ulet dhe sipas tij kjo nuk është aspak shpresëdhënëse.
Dushi: Pjesëmarrja është shumë e ulët. Nuk është aspak shpresëdhënëse. Janë evidente mungesa e alternativës. Është diçka që kanë nevojë shqiptarët, por nuk kanë asnjë zgjedhje.
Parti kemi pasur gjithmonë. Listat i kemi pasur sa një çarçaf. Nuk kanë munguar as partitë dhe as emrat. Janë thjesht politikanë që janë shkëputur se nuk u ka pëlqyer pozicioni dhe kanë krijuar një parti, por nuk ka asnjë alternativë të re. Nuk janë forca të reja për të krijuar diçka të re. Asgjë tjetër. Alternativa e vërtetë ka munguar dhe vazhdon të mungojë.
/vizionplus.tv