E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti në Libi, vendlindja e Gadafit në prag të rënies

Komandantët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, të cituar nga BBC-ja, thanë se kanë çliruar spitalin kryesor, universitetin dhe qendrën e konferencave “Ouagadougou”. Por, luftimet e ashpra rrugë më rrugë vijojnë rreth qendrës së qytetit të Sirtes.

Menjëherë pas çlirimit të Sirtes, Këshilli Kombëtar i Tranzicionit tha se do të deklarojë çlirimin e Libisë edhe nëse kolonel Gadafi mbetet i lirë.

Forcat mbështetëse të Muamar Gadafit po ashtu kontrollojnë enklavën në shkretëtirë të Bani Valid-it, por ky fakt shihet si I parëndësishëm përderisa nuk ka nën kotroll asnjë rrugë për të dalë nga vendi./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-10 13:14
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›