E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia ri-zgjedh kryeministrin Donal Tusk

Rezultatet zyrtare, të shpallura pas numërimit të 93 % të votave, konfirmojnë se “Platforma Civile” e Donal Tuskut ka fituar mjaftueshëm vende në Parlament për të vijuar me qeverisjen.

“Platforma Civile” e qendrës së djathtë mori 39% të votave, kundrejt 30% që mori partia sfiduese konservatore Ligj dhe Drejtësi.

Lideri i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Joroslav Kaczinski (vëllai i ish-Presidentit që vdiq në aksidentin ajror të ndodhur në Rusi në prill të vitit 2010), pranoi humbjen./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-10 13:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›