Rama: Të mos e humbim vitin tjetër statusin

Sipas tij, gjendja ekonomike e vendit është e rëndë dhe qeveria nuk ka marrë asnjë masë në këtë drejtim.
"Me Saliun ka vetëm rritje çmimesh, me ne fuqia blerëse do të rritet. Me Saliun do të ketë vetëm rritje të çmimit të energjisë elektrike, pavarësisht premtimeve për ulje të saj", tha Rama. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë së tij, Rama kërkoi mbledhjen e një tryeze për reformat në vend. "Të përpiqemi që të paktën vitin tjetër të mos e humbim shansin për të marrë statusin e kandidatit, pasi këtë javë siç duken gjasat e humbëm rastin", tha Rama.
Ai kërkoi nga Berisha që të japë përgjigje për ofertën e bërë nga opozita. "Ftoj Berishën që të japë përgjigje publike do apo nuk do që të bashkëpunojë për reformën zgjedhore. Berisha ka premtuar prej dy vitesh se do të mbështesë propozimet e opozitës. Ne duam të fillojmë reformën zgjedhore dhe do ta përfundojmë atë deri në muajin mars", theksoi Rama. /S.Ll/start/
2011-10-10 12:58