E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Kalifornia ndalon solarin

Project-ligji është nënshkruar nga Guvernatori Jerry Broun të dielën dhe do të hyjë në fuqi me 1 janar 2012. Senatori i shtetit, Ted Lieu, që propozoi projektligjin tha se të rinjtë duhet të mbrohen nga radiacioni i rrezikshëm që përdoret në shtretërit ku bëhet solar.

Shumë shtete kanë rregulluar me ligj përdorimin e solarit, por Kalifornia bëhet shteti i parë që vendos mospërdorimin e tyre nga ana e adoleshentëve.

Shoqata amerikane e rrezitjes në ambiente të mbyllura theksoi për “Associated Press” se adoleshentët përbëjnë 5-10% të klientëve të tyre dhe se ligji i ri do ta dëmtojë këtë biznes. Personat që përdorin solarin rrezikohen veçanërisht nga kanceri i lëkurës./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-10 15:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›