E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti ne komunen Dajt gjykata liron Hidrin

TIRAN- Gjykata e kryeqytetit vendosi dje lirimin nga qelia te njeriut qe tre dite me pare u perfshi ne nje incident me arme me kandidatin e PD-se per komunen Dajt. Ylli Hidri ka lene dje qeline edhe ne saje te deshmise se kandidatit demokrat Besim Kuka i cili tha se te shtenat ishin ne ajer dhe nuk synonin ne asnje rast personin e tij.

Edhe prokurori i ceshtjes kerkoi lirimin e te arrestuarit duke thene se gjate hetimeve paraprake ka rezultuar se i dyshuari Hidri kishte ne perdorim nje pistolete me leje me te cilen ka bere edhe shkrepjen ne ajer pas replikave te bera me militantet dhe kandidatin e Partise Demokratike per komunen e Dajtit shtetasin Besim Kuka.


Ky i fundit sipas prokurorise ndodhej me disa mbeshtetes te partise duke takuar banore te zones kur Hidri ka kaluar me makine duke i pershendetur dhe shkembyer disa fjale me ironi. Kjo ironi e perdorur nga Hidri i ka irrituar militantet e Partise Demokratike dhe kandidatin e ketij subjekti politik Kuka te cilet i jane afruar makines. Nga frika e ndonje incidenti te mundshem Hidri ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar ne ajer duke i alarmuar policine.


Pas kesaj te shtene policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes duke arrestuar te dyshuarin Hidri. Por me ane te nje deklarate kandidati i PD-se Kuka eshte shprehur se Hidri nuk kishte qelluar ne drejtim te tij apo mbeshtetesve te partise por ne ajer. Kjo deklarate e leshuar nga Kuka e ka favorizuar Hidrin duke bere qe prokuroria tia lehtesoj akuzen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›