Konflikti ne prag-divorc burri ther gruan 32-vjecare

Policia e Shkodres arreston autorin Gjelosh Mehmetaj kapet ne shkallet e pallatit teksa tentoi te largohej
Krimi i rende brenda familjes ne Shkoder burri vret gruan pas nje debati mes tyre. Episodi i rende ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem nderkohe qe viktima ndodhej ne banesen e te vellait ne katin e katert te nje pallati ne lagjen ish-Artistikja ne Shkoder. Sapo kane degjuar ulerimat e gruas fqinjet kane njoftuar policine e cila ka mberritur menjehere ne vendngjarje nderkohe qe ishte e pamundur per te shpetuar jeten e gruas se re nene e dy femijeve policia ka mundur te vere ne pranga ne nje kohe te shkurter autorin e krimit 35-vjecarin Gjelosh Mehmetaj. Burri eshte shoqeruar ne ambientet e policise per te dhene sqarimet e duhura ndersa femijet e ciftit jane marre nen kujdestari nga te afermit e viktimes Mimoza Mehmetaj Gershiti.
Ngjarja
Ngjarja e rende ndodhi mengjesin e djeshem rreth ores 0830 minuta ne lagjen ish-Artistikja ne Shkoder. Shtetasi Gjelosh Mehmetaj 35 vjec ka qelluar per vdekje disa here me thike gruan e tij Mimoza Mehmetaj Gershiti 32 vjece. Nga te dhenat e para hetimore mesohet se shkak ka qene nje konflikt familjar nga me te shumtit qe kishte cifti mes tyre. Gjeloshi dhe Mimoza ndodheshin ne prag divorci dhe vetem pak procedura i ndanin nga jetesa e perbashket ne dokumentacion pasi prej dy muajsh ata jetonin te ndare. Dy net me pare edhe pse jetonin vecmas nga njeri-tjetri gruaja ka thirrur babane e dy femijeve te saj te festonte me ta ditelindjen e djalit 4-vjecar ne banesen e kunatit. Ne mengjes ka nisur serish debati mes tyre i cila ka degjeneruar serish ne ushtrim dhune dhe pak minuat me pas burri ka rrembyer nje thike ne ambientet e kuzhines dhe ka qelluar disa here per vdekje bashkeshorten ne pjese te ndryshme te trupit e cila ka nderruar jete brenda pak minutave per shkak te plageve te shumta. Policia e sinjalizuar nga fqinjet per krimin ka mberritur ne vendngjarje ku dhe ka kryer arrestimin e autorit te krimit te rende. Bashkeshorti vrases u shoqerua per ne komisariatin e Shkodres ku dhe eshte marre ne pyetje rreth ngjarjes.
Divorci
Gruaja e cila ndodhej ne prag divorci nga burri Gjeloshi kishte zgjedhur te jetonte se bashku me dy femijet tek i vellai i saj ne lagjen ish-Artistikja ne katin e katert te nje pallati. Mesohet se shkaku i braktisjes se strehezes bashkeshortore ka qene dhuna sistematike qe bashkeshorti Mehmetaj ushtronte vazhdimisht ndaj se shoqes ku dyshohet se behej fjale per xhelozi. Ne fillim sipas burimeve zyrtare policore cifti jetonte se bashku ne banesen e tyre ne lagjen Mark Lula tek ish-fusha e druve ne Shkoder. Por dhuna e vazhdueshme ishte kthyer ne makth jo vetem per gruan por edhe per dy femijet e mitur duke cuar deri ne pergatitjen e procedurave te divorcit. Si zgjidhje deri ne arritjen e ndarjes zyrtare u mendua largimi fillimisht nga banesa dhe shtrati bashkeshortor duke u akomoduar prane te vellait. Por pavaresisht dhunes sistematike te ushtruar qe e detyroi bashkeshorten te largohej me dy femijet e mitur autori i krimit nuk ka ngurruar te shkoje me tej duke e kryer edhe aktin fatal vrasjen e saj pas nje debati ne oret e para te mengjesit. Fqinjet e pallatit te cilet kane degjuar ulerimat e gruas kane lajmeruar policine qe mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes pikerisht ne momentin qe autori i krimit po zbriste shkallet e pallatit per tu larguar pas krimit te kryer. Policia beri te ditur se ne cilesine e proves materiale ka bllokuar edhe armen me te cilen u krye krimi.