E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti Durres 900 mije euro per nxjerrjen e anijeve te mbytura

Nendrejtori i Portit Bujar Dhima Pritet te zhvillohet tenderi. Jane 9 anije te tonazheve dhe te permasave te ndryshme.

Rreth 900 mije euro kushton operacioni i nxjerrjes se 9 anijeve te mbytura ne 20 vitet e fundit ne basenin e Portit te Durresit. Kjo deklarate ka ardhur nga z. Bujar Dhima nendrejtor i APD-se i cili ka deklaruar Ky problem eshte i mbartur dhe i trasheguar edhe nga disa institucione te tjera dhe ka nje fature te larte financiare per operacionin qe duhet te kryhet deri tani eshte kerkuar qe anijet e mbytura te cilat zene nje hapesire te konsiderueshme kalate te hiqeshin me parametra zero dhe te shiteshin per skrap por qe te tria kompanite u terhoqen nga tenderi madje lane edhe garancine prej 5 milione lekesh secila.

Gjendja

Nendrejtori Dhima thote Dua te ve ne dukje faktin se situata aktuale e krijuar pas ketyre mbytjeve te anijeve qe kane ndodhur me pare nuk eshte aspak e favorshme per Portin e Durresit problemi eshte i vjeter dhe eshte trasheguar duke mos i dhene asnje zgjidhje konkrete ne vite edhe per faktin se jo te gjitha anijet e mbytura jane prone e shtetit. Sipas tij Nje pjese e ketyre anijeve jane prone private te harruara nga pronaret e tyre te cilet ne nje moment te mevonshem mund te kerkojne pronesine.

APD ka kontaktuar me tri kompani te specializuara duke u kerkuar nxjerrjen e ketyre anijeve te mbytura ne basenin ujor. Jane 9 te tilla te tonazheve dhe permasave te ndryshme. Kerkesa u be qe heqja te ishte me parametra zero nga ana e portit por ky projekt nuk u realizua. Ne fakt APD u kerkoi kompanive qe ti nxirrnin anijet nga baseni dhe me pas materialin e tyre ta shisnin per skrap per te mbuluar shpenzimet e tyre cka do te thoshte nje projekt i rendesishem per Autoritetin Portual.

Tenderi

Por nga tenderi u terhoqen te tria kompanite duke lene edhe garancite pasurore prej 5 milione lekesh secila per kete terheqje. Kostoja e ketij operacioni eshte 900 mije euro dhe parashikon qe ky problem te jete nje ze i vecante ne plan biznesin e vitit 2011 te Autoritetit Portual te Durresit. Aktualisht ky problem eshte shume shqetesues dhe kerkon zgjidhje sa me te shpejte.

Behet fjale per bllokimin e 600 metrave lineare kalate segment ky i barasvlershem me frac14 e kapacitetit total te portit me te madh te Shqiperise i cili qendron i bllokuar per shkak se anijet dergjen te mbytura. Nxjerrja dhe heqja e anijeve nga baseni u kori portit me te madh ne vend i kerkon vec te tjerash edhe bashkepunimin e strukturave te tjera te shtetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›