E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën, tre persona në pranga

Konflikti i lindur mes dy kushërinjve për çështjen e një sipërfaqeje të vogël toke ka shkuar deri në përdorimin e thikës. Një prej tyre është prangosur, kurse tjetri gjendet në spitalin rajonal të Fierit, në kushte kritike për jetën.

Ngjarja e radhes së debateve mes të afërmve për çështje pronash është shënuar në fshatin Peshtan Bregas të Komunës Levan në Rrethin e Fierit.

Artan Duraj dhe Fadil Duraj, djem xhaxhallarësh, mëngjesin e së shtunës janë grindur për një sipërfaqe toke që ndan gardhet e banesave ku jetojnë prej dhjetëra vitesh.

Burime nga Policia e Fierit pohojnë se edhe më parë dy kushërinjtë ishin grindur për kufirin, ndërkohë që paraditen e së shtunës, mes tyre sherri ka shkuar deri në përleshje fizike jo vetëm të tyre, por edhe të pjesëtarëve të tjerë të familjeve respektive

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›