E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës

Argjentinasi Lionel Mesi shënoi dy herë për ekipin e tij në minutën e 50-të dhe në të 68-ën me penallti. Golin e tretë e shënoi i riu Bojan Krkiç në minutën e 72-të.

Tashmë Barcelona ka 8 Superkupa të fituara, duke barazuar Realin e Madridit përsa i përket trofeut që luhet që prej vitit 1982.

Blerja më e madhe e kampionëve të Europës gjatë merkatos, Zllatan Ibrahimoviç luajti ndeshjen e dytë me fanellën e Barcelonës. Ai u zëvendësua në minutën e 70-të nga autori i golit të tretë, Bojan Krkiç.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›