Konflikti për kullotën, emigranti ekzekuton vëllain

Policia në fshatin Piraj, ku u vra Pjetër Marku
LEZHE/ Krimi pas sherrit mes vëllezërve. Emigranti u acarua kur e gjeti në tokën e tij.
U kthye nga Italia: Po kulloste bagëtinë në pronën time.
Emigranti i sapoardhur nga Italia vret me armë zjarri vëllain vetëm pse bagëtia po kulloste në tokat e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Piraj të Lezhës. Viktimë e këtij krimi është 49-vjeçari Pjetër Marku. Ai është qëlluar me automatik nga vëllai i tij dy vjet më i vogël, Gjin Marku. Krimi i rëndë brenda familjes mësohet se e ka zanafillën pak minuta para se të ndodhte. 49-vjeçari kishte hyrë paraditen e djeshme në tokën e të vëllait dhe po kulloste bagëtinë. Por kjo nuk është pranuar nga vëllai tjetër i tij, Gjin Marku. Ky i fundit kishte vetëm 3 ditë që ishte kthyer nga Italia.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)