Vera Grabocka mbledh skuadren per "X Factor 2"
Ka nisur tashme rrugen edicioni i dyte i programit me te ndjekur te muzikes nga te rinjte dhe jo vetem "X Factor Albania". Pas suksesit qe shenoi edicioni i pare qe u kurorezua edhe me nje kontrate me producentet e famshem ne gjithe boten, "Berman Brothers", te fitueses Sheila Haxhiraj, kurioziteti dhe kersheria e te gjitheve qe aspirojne muziken dhe famen eshte rritur ndjeshem. Kete gje, producentja artistike dhe regjisorja, Vera Grabocka, e ndjeu ende pa perfunduar sezoni i pare, kur interesi i te rinjve dhe atyre qe ende nuk e kishin bere dot endrren realitet ishte me se i qarte. Mjaft te tille vinin cdo dite ne ambientet e televizionit "Klan" per t'u interesuar per sezonin e dyte. E ashtu sic ishin pritshmerite, ashtu edhe ka ndodhur ne fakt. Gjate ketyre diteve qe jane mbajtur audicionet ne Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", interesi i njerezve ka qene i pamase. Me mijera njerez nga gjithe Shqiperia, Diaspora, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi kane aplikuar dhe jane bere pjese e ketij edicioni te dyte, qe tashme po pergatitet per fazen "Bootcamp". Te dhenat jane mjaft te mira dhe talentet qe do te shohim kete vit do te jene befasues. Pervec kesaj, stafi i kryesuar nga Grabocka dhe Alketa Vejsiu jane impenjuar qe te sjellin nje sezon edhe me interesant edhe me te suksesshem. Vete emrat qe i jane bashkuar ketij stafi, kete vit jane tregues se mobilizimi eshte maksimal dhe cdo faze e programit do te jete mbreselenese. Sigurisht cdo gje do te kulmoje ne netet "live" ne teatrin "Klan", ku do te mesohet se cili nga emrat e personazheve te perfolur do te zere vend ne panelin e jurise se ketij edicioni.