E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, arrestohet 30-vjeçari, dyshohet si bashkëpunëtor në një vrasje

PUKE - Policia e Pukës i ka dhënë fund pas rreth 7 muajsh vrasjes së shtetasit Bardhok Marku, në fshatin Gjegjan të këtij rrethi.

Sot është bërë i mundur dhe arrestimi i Albert Loçit, personi i fundit që dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje.

Sipas burimeve nga policia, 30-vjeçari Loci në bashkëpunim me Nikolin dhe Petrit Gjeten, të arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar, dyshohet se në gusht të 2011-ës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i zunë pritë Bardhok Markut, duke e goditur me mjete të forta dhe si pasojë e plagëve të marra ai humbi jetën.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›