Policia -Avokati i Popullit: Bashkëpunim për të drejtat e personave të privuar nga liria
TIRANE - Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për të përmirësuar më tej kushtet e ambienteve, ku mbahen personat e shoqëruar, të arrestuar apo ndaluar. Kjo u bë e ditur sot në një takim që Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Agron Kuliçaj zhvilloi me Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
Zyra e shtypit në Policinë e Shtetit bëri të ditur se, në takimin e zhvilluar në institucionin e Avokatit të Popullit, Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Kuliçaj, bëri prezent faktin se nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është hartuar një Program Pune për masat dhe detyrat që do të kryhen nga strukturat qendrore dhe vendore të policisë për zbatimin e Rekomandimit nr. 12 të KE-së, si dhe ato të Avokatit të Popullit.
Masat e përcaktuara synojnë përmirësimin e kushteve të ambienteve ku mbahen e trajtohen personat e shoqëruar dhe të arrestuar apo ndaluar, njohjen dhe respektimin e të drejtave ligjore të këtyre personave nga personeli policor, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës që keqtrajtojnë, abuzojnë me detyrën dhe shkelin të drejtat e këtyre personave, etj.
Kuliçaj shprehu vullnetin dhe impenjimin e strukturave të Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar, për të qenë të hapur me Avokatin e Popullit dhe shoqërinë civile si dhe dhënien e aksesit të gjitha OJQ –ve për të hyrë, inspektuar dhe kontrolluar ambientet e policisë, ambientet e dhomave të shoqërimit dhe ato ku mbahen e trajtohen të arrestuarit dhe të ndaluarit, për respektimin e garantimin e të drejtave të tyre.
Ndërsa, Avokati i Popullit, Igli Totozani shprehu vlerësimin për masat dhe detyrat e planifikuara nga Policia e Shtetit në drejtim të përmbushjes së Rekomandimeve të Komisionit Evropian për përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe trajtimit të personave të shoqëruar dhe të arrestuar/ndaluar, për respektimin e të drejtave të tyre nga personeli policor.
Avokati i Popullit garantoi një bashkëpunim konkret, korrekt dhe transparent me strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit në funksion të përmbushjes së përgjegjësive dhe misionit që ka ky institucion në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Në këtë drejtim shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit dhe dhënë asistencën me ekspertë përkatës lidhur me hartimin e projekt - akteve të ndryshme ligjore që kanë të bëjnë me sanksionimin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, kryerjen e inspektimeve të përbashkëta, etj.
(er.nu/BalkanWeb)