E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagos ish-dhëndrin në lavazhin e tij, konflikte të hershme

TIRANË –  Një konflikt i hershëm familjar ka çuar deri në përdorimin e armëve, teksa shtetasi Bajram Cejku ka qëlluar me arme zjarri ndaj ish-dhëndrit të tij Xhevahir Bajraktari 50 vjec dhe një mikut të Edmir Rrelaj, 35 vjec duke i lënë ata të plagosur.

Autori i plagosjes është ndaluar nga policia një orë pas ngjarjes, ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin ushtarak, ku Rrelaj është në gjendje të mirë shendetesore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës ku Xhevair Bajraktari është edhe pronar lavazhit.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit pranë stacionit të Trenit në Tiranë, ndërsa si provë materiale iu gjet një armë tip kallashnikov si dhe një furgon, që ka përdorur në momentin që ka qëlluar. Në një deklaratë për media nga policia bëhet e ditur se ngarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të hershëm. Mbi autorin rëndona akuza "vrasje me paramendim" .

Lajmi u përditësua
 
Redaksia online
(ar.sh/ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›