Toponimet në pasaporta, Greqia lejon lëvizjen e emigrantëve për Pashkë
Greqi- Pas përplasjeve të shumta qeveria greke ka vendosur që të lejojë përkohësisht lëvizjen e lirë të shqiptarëve pavarësisht toponimeve në pasaporta.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria greke e Mbrojtjes, dhe sipas saj kjo masë ka ardhur për shkak të Pashkës Ortodokse, e cila përfundon më 12 maj.
Autoritete greke bëjnë me dije se dhe leja e lëvizjes në dogana do të jetë pikërisht deri në këtë datë, pastaj nuk do të lejohet asnjë shqiptar që në pasaportë emri i shtetit grek të jetë shkruar në shqip.
Deri më tani nuk janë lejuar të kalojnë në kufi fëmijët e emigrantëve shqiptarë, pasi sipas autoriteteve toponimet greke në dokumente janë shkruar në shqip dhe jo anglisht.