E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i ri i PD, Berisha mesazh anëtarëve të PD: Keni një votë, përdoreni pa u ndikuar

TIRANË- Teksa pak ditë nga ndajnë nga zgjedhja e kreut të ri të PD-së, lideri në detyrë i së djathtës Sali Beirsha i ka dërguar një mesazh gjithë anëtarëve të PD-së.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke falënderuar anëtarët e PD-së anembanë vendit për pritjen që po i bëjnë dy kandidatëve Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, Berisha thekson se falë tyre po ndërtohet një mekanizëm i ri i demokracisë brenda partisë.

Kryeministri teksa ka bërë apel që të votohet pa u ndikuar për kreun e ri të PD-së thekson se të gjithë anëtarët janë të barabartë në këtë proces. 

“Të dashur miq, me këtë mesazh dua t'ju përshëndes përzemërsisht dhe të shpreh krenarinë time me ju anëtaret dhe antarët e PD për qëndrimin e qytetëruar, pritjen dinjitoze që po dëshmoni në takimet me kandidatët tanë në garë për kryetar të Partisë Demokratike. Me këto qëndrime ju po ndërtoni një vlerë të re, një mekanizëm të ri të demokracisë sonë, atë të zgjedhjes direkte të liderit të PD. Kjo ka rëndësi kombëtare. Sot i tërë pushteti i PD qëndron tërësisht në votën tuaj. Në këtë garë të gjithë anëtarët e PD pavarësisht me ose pa funksione partiake ose shtetërore jemi me të barabartë se kurrë në pushtetin tonë për zgjedhjen e liderit të ri të partisë sonë. Cdonjeri nga ne ka një dhe vetëm një vote. Me besim të plote në mençurinë, vullnetin, ndershmërinë tuaj ju ftoj miqësisht në interesin më të mirë tuajin dhe të PD të përdorni votën tuaj jashtë çdo ndikimi për të zgjedhur në krye të PD kandidatin që ju besoni dhe vlerësoni se do të na udhëheq më me siguri drejt fitores tonë të ardhme. Zoti ju bekoftë ju dhe Partinë Demokratike! Sb”, shkruan Berisha.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Basha-demokratëve: Së bashku do ta mundim Ramën sërish, si në 2011 Sokol Olldashi: PD duhet të zgjerojë kryesinë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›