E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën, i vë flakën bashkëfshatarit, në pranga 55-vjeçari

Gazeta Shqip

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në një fshat të Librazhdit. 55 vjeçari Jashar Hoxha, nga fshati Dardhë i Librazhdit, pas një konflikti me fqinjin e tij, S. Poçi për çështje pronësie, e ka lyer me benzinë atë dhe më pas i ka vënë flakën.

Si rezultat, Poçi ka djegie të mëdha në trup dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin Ushtarak.

Ndërkohë, forcat e policisë të cilat kanë arrestuar 55-vjeçarin i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

17 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Konflikti për pronën, i vë flakën bashkëfshatarit, në pranga 55-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›