21 Janari, Gjykata përzgjedh dy ekspertët e rinj për ekspertizën e Ziver Veizit
Gjykata e Tiranës ka përzgjedhur sot dy ekspertët e rinj për çështjen e 21 janarit. Dritan Zoton dhe Gani Elezin janë caktuar sot nga togat e zeza për ekspertizën mjeko-ligjore të Ziver Veizit. Në seancën e fundit, Gjykata hodhi poshtë ekspertizën e Ndoc Çardakut pas deklaratave të këtij të fundit se plumbi që ka qëlluar Ziver Veizin është devijuar dhe për më tepër në rrobat e viktimës janë gjetur gjurmë druri.
Vendimi i trupës i kryesuar nga gjykatësi Besnik Hoxha erdhi menjëherë pas kërkesës së prokurorisë për të rrëzuar këtë dëshmi. Sipas prokurorit të çështjes, Blerim Tominaj ky ekspert ka tejkaluar kompetencat e tij profesionale duke u përgjigjur edhe për pyetje të cilat nuk janë të fushës së tij profesionale.
Për këtë fakt prokurori kërkoi riekspertim të aktit nr.610,të hartuar nga Çardaku nga një ekspert i ri më profesionist. Sipas prokurorit, eksperti Çardaku ka deklaruar shumë e më shumë se nga ajo që çka është shkruar në akt. Tani mbetet për tu parë se cili do jetë konstatimi i ekspertëve të rinj.
17 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
21 Janari, Gjykata përzgjedh dy ekspertët e rinj për ekspertizën e Ziver Veizit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP