Konflikti për pronën, tre të plagosur me armë zjarri në Vlorë
VLORE – Tre persona janë plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Ngjarja është shënuar në orët e vona të mbrëmjes, në një zonë të rrahur nga kalimtarë të shumtë.
Nga të dhënat e policisë mësohet se personat janë qëlluar ndërsa ishin duke ecur, ndërsa sulmi kishte si objektiv njërin prej tyre, një ndërtues në qytetin e Vlorës.
Ende nuk është saktësuar nëse 2 personat e tjerë që kanë mbetur të plagosur ishin në shoqërinë e ndërtuesit, apo bëhet fjalë për kalimtarë të rastit.
Sipas policisë, plagosja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, në një kohë që bëhet e ditur se janë arrestuar 4 autorët. Arrestimi i tyre është bërë falë një pune të mirëorganizuar të policisë, në hyrje të autostradës, në afërsi të Levanit. Mësohet se gjatë aksionit për bllokimin e autorëve, makina e tyre është përplasur me 2 mjete të policisë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)