Vrasja e foshnjës, Hysen Biba rrahu gruan 2 javë para lindjes
TIRANE – Porta e hekurt, e lyer me të zezë, qëndron e mbyllur. Nuk është e nevojshme të presësh pas saj, sepse sapo ul dorezën hapet menjëherë. Para nesh një oborr i madh, disa pemë e pak bar. Një rrugicë e shtruar me asfalt dhe në krahun e djathtë një ndërtesë dykatëshe. Pas saj një tjetër e tillë e lyer me të bardhë. Kjo është shtëpia e Lule Bibës, nënës së foshnjës treditëshe që u hodh nga babai prej dritares së maternitetit.
Në derë shfaqet e ëma, Vashë Peposhi, një grua rreth të 50-tave, e cila gjen kohën të ndajë me ne disa nga përjetimet e saj, pavarësisht tronditjes, e cila transmetohet në çdo fjalë që thotë.
“Nuk e kemi marrë fare veten. Lulja është me ankth se e ka parë vetë të gjithë skenën. Nuk e hap gojën fare të hajë se e ka parë fëmijën duke e hedhur. Nuk i flet asnjë njeriu me gojë, por vetëm rri. Edhe i biri shkon e puth, por ajo nuk reagon.”- shprehet Vasha.
Gjithashtu Vasha tregon se prej datës 14 korrik Lulja dhe djali i saj jetonin në shtëpinë e tyre, pasi Hysen Biba, bashkëshorti i saj, e kishte rrahur në mënyrë të dhunshme në muajin e nëntë të shtatzënisë.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)