Vrau bashkëshorten me thikë, fqinjët: Grindeshin se Arbeni dehej
TIRANE - Ngjarja e dy netëve më parë, ku burri vrau me thikë bashkëshorten e tij, përveç familjes Koxhaj, ka tronditur dhe fqinjët e tyre, të cilët shprehen se nuk mund ta mendonin dot që një gjë e tillë kishte ndodhur.
Pavarësisht ngjarjes së rëndë, disa prej fqinjëve shprehen se mes Manjolës dhe Arbenit ka patur grindje të shpeshta, për të cilat kryesisht shkak ishte pija e tepërt nga ana e 43-vjeçarit si dhe kushtet e rënda ekonomike të familjes.
“Ata kishin konflikte të vazhdueshme mes tyre, kryesisht për shkak se Arbeni pinte shumë alkool dhe shkonte i dehur në shtëpi, si dhe për shkak të kushteve të rënda ekonomike”, – shprehen fqinjët.
Madje, sipas tyre, Manjola ishte larguar 2-3 herë nga shtëpia për shkak të dhunës, por kthehej për shkak të dy fëmijëve.
Ndërkaq, mesditën e djeshme, trupi i pajetë i 32-vjeçares është marrë nga familjarët e saj në morgun e Spitalit Ushtarak për t’i dhënë lamtumirën e fundit në varrezat e të afërmve në Poliçan. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse pjesëtarët e familjes Koxhaj do të marrin pjesë në ceremoninë mortore.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)