Përmeti, deputeti grek: Çfarë do të ndodhte nëse dikush do të kishte hedhur Kuranin në një kamion?
Ngjarjet e ndodhura në Përmet kanë zbritur edhe në parlamentin e Greqisë për diskutim.
Deputeti i partisë Demokracia e Re, Nikitas Kaklamanis, i ka drejtuar disa pyetje ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos, mbi veprimet që ka ndërmend të bëjë Athina zyrtare, lidhur me atë që e quajti vandalizmin mbi Kishën e Përmetit.
Ngjarjet që ndodhën në qytetin e Përmetit në Shqipëri kanë cënuar konceptin e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane. Në të njëjtën kohë, ato kanë krijuar një ndjenjë shqetësimi për të gjithë grekët.
U përdhosën reliket e shenjta, Ungjillit, Grailit të Shenjtë, ikonat e hedhura mbi një kamion, veprime që kanë zemëruar klerin ortodoks grek dhe njerëzit.
Çfarë do të ndodhte nëse dikush do të kishte hedhur Kuranin në një kamion? Ndoshta do të digjej gjysma e planetit, ka thënë deputeti grek.
Ai i ka drejtuar ministrit Venizelos këto pyetje:
Përveç përgjigjes diplomatike rutinë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, cilat janë hapat shtesë që keni ndërmend të merrni?
A do të ndërhyjë Greqia në institucionet e BE-së, si për sa i përket financimit të një vendi aderues, ashtu edhe për procesin e pranimit, pasi qeveria shqiptare jo vetëm nuk e pengoi aktin, por e fshehu vandalizmin dhe dhunën./b.l