E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti, shoferi i furgonit qëllon me armë një makinë

Një përplasje me armë ka ndodhur mes dy personave pasditen e sotme në Koman të Shkodrës. Shoferi i një furgoni ka qëlluar me armë drejt një automjeti. Furgoni i linjës Koman- Shkodër, ishte nisur drejt Shkodrës. 

SHKODËR- Një zënkë e nisur mëngjesin e sotëm ka degraduar në një konflikt me armë. Shoferi i furgonit të linjës Koman- Shkodër ka qëlluar me automatik në drejtim të një automjeti, ndërkohë që ishte duke transportuar pasagjerë. Mësohet se drejtuesi i makinës u ka shpëtuar plumbave, ndërkohë që nuk ka të lënduar mes pasagjerëve të furgonit. Policia bën të ditur se shoferi i furgonit kishte fshehur armën në makinën e tij, dhe pasi ka ndeshur në rrugë personin me të cilin ishte konfliktuar në mëngjes, ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tij. Ende nuk bëhen të ditur emrat e personave përgjegjës të kësaj ngjarje si dhe motivet e këtij konflikti. Policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarjeje (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›