Mirditë, probleme në bujqësi. Mungon infrastruktura
Parmenda vazhdon të përdoret në punët e bujqësisë nga banorët e fshatit Xhuxh në rrethin e Mirditës. Ky mjet është i vetmi për të përballuar punimin e tokës nga fshatarët. Ata shprehen se problemi me të cilin përballen krijon vështirësi.
MIRDITË- Fshati Xhuxh në Fan të rrethit të Mirditës është një ndër fshatrat malorë në vend ku të vetmen mundësi mbijetese kanë bujqësinë dhe blegtorinë. Mungesa e infrastrukturës rrugore rurale mbetet një nga problemet kryesore, pasi këtu toka vazhdon të punohet ende me parmendë me kalë. Prodhimet e kësaj zone malore përballen me probleme të shumta të cilat kanë bërë që një pjesë të banorëve të shpërngulen nga kjo zonë.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e pushtetit lokal për infrakstrukrën e rrugëve rurale. Një ndër ato pak familje që kanë mbetur është ajo e Llesh Kolës, siç shprehet edhe vetë kryefamiljari e vetmia mënyrë për të mbijetuar është mbarshtrimi i bagëtive me të cilat sigurohen ato pak para për mbijetesë.
Në zonat malore të Mirditës mbarshtrimi i bagëtive është një nga burimet e vetme, me tregtimin e tyre banorët e fshatit Xhuxhë nxjerrin bukën e gojës, por pa mundësia për të përballuar jetesën aty, ka bërë që një pjesë prej tyre të braktisin fshatin duke u shpërngul;ur në rrethet Lezhë, Durrës apo Tiranë. (a.r/news24/balkanweb)