Konflikti sirian, rebelët sulmojnë pikën strategjike të Taftanaz-it (VIDEO)
Siri- Rebelët në Siri thonë se ata kanë nisur një ofensivë të madhe për të kapur një bazë ajrore kyçe në veri të vendit.
BBC-ja shkruan se videoja e postuar në internet tregoi luftëtarët që sulmonin bazën Taftanaz në një përpjekje për të kontrolluar një zonë strategjike mes dy qyeteteve të mëdha të Sirisë, Aleppo dhe Damascus.
Sulmi vjen një ditë përpara takimit vendimtar të opozitës në Doha, Katar. Gjithashtu ndjek vrasjen e dukshme të një nurmi të trupave siriane nga rebelët çka udhëhoqi një dënim ndërkombëtar.
Forcat rebele raportohet se kanë marrë kontrollin e rrugëve kryesore në shumicën e zonës jugperëndimore të Aleppo-s. OKB-ja ka thënë se videoja që tregon vrasjen e ushtarëve apo milicisë pro-qeveritare mund të jetë dëshmi e një krimi lufte. Videoja tregon armatosur në rrahjen dhe xhirimin e një grupi të të burgosurve të cilët ishin fshehur në dysheme.
Të premten, SHBA-ja tha se “dënojmë shkeljet e të drejtave të njeriut nga çdo palë në Siri”. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit,Victoria Nuland ka thënë: “Nuk ka asnjë justifikim për atë lloj sjelljeje. Çdokush që ka kryer krime duhet të mbajë përgjegjësi”.
Ndarjet janë ngritur jo vetëm midis grupeve islamike dhe laike, por edhe midis atyre që veprojnë brenda Sirisë dhe figurat opozitare që punojnë jashtë vendit.
Dorina Bilbili/IDEA/