Reformat pezull, Berisha: Rama bëhu i përgjegjshëm Rozeta Rapushi
Nje dite pas vizites se Sekretares se Shtetit Amerikan, Hillary Clinton, kryeministri Sali Berisha, ftoi kundershtarin e tij politik, Edi Rama, te bashkepunoje per votimin e tre reformave te mbetura pezull per rrugen drejt integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Berisha tha se ne frymen e mesazhit te dhene nga Clinton dy dite me pare ne Kuvend, ai e fton Ramen te punojne bashkerisht per gjerat qe i bashkojne "Te votojme tre ligjet e kerkuara bashkerish. Sigurisht qe kemi dallime, por pikerisht qershori eshte muaji qe do te votohen dallimet. Ne te perbashketa fitojne te gjithe, nuk fiton kapital me te madh qeveria, as opozita, fitojne qytetaret, fiton qeveria, fiton opozita. Kemi dallime, ndaj shkojme ne zgjedhje, t'i paraqesim dallimet tona qytetareve dhe ata do te vleresojne se per cilat platforma te votojne", - u shpreh kreu i qeverise. Berisha kerkoi nga Rama qe ti pergjigjen thirrjes se KE-se per te votuar ligjet ne parlament, si nje deshmi e vullnetit te hekurt pet te mos demtuar procesin e integrimit, proces ky me nje mbeshtetje masive nga qytetaret shqiptare. Sipas kreut te ekzekutivit, ky do te ishte nje veprim i qyteteruar, i pergjegjshem qe e presin te gjithe qytetaret shqiptare. Nga ana e tij, Berisha theksoi se garanton se qeveria qe ai drejton do te beje gjithcka per te gjetur konsensusin me te madh me opoziten, me te gjithe faktoret, ne menyre qe te konsolidohen me tej vlerat. "Sekretarja e Shtetit theksoi rendesine qe kane zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Une e garantova Sekretaren Clinton, se zgjedhjet e ardhshme do te jene zgjedhje te lira, te ndershme dhe brenda te gjitha standardeve me te mira nderkombetare. E garantova sepse qeveria ka nje vullnet te hekurt te punoje ne kete drejtim por shpreha bindjen se opozita eshte thellesisht e angazhuar qe te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme", - tha Berisha. Ai pohoi gjithashtu gjate mbledhjes se qeverise, se kerkoi qe te kete sa me shume vezhgues nga SHBA-te ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryeministri foli edhe per mesazhin e Clinton, se me nje pune te perbashket, Shqiperia duhet te realizoje projektin me madhor qe ka kombi, ate te integrimit ne BE. "Une e garantova se qeveria do te beje gjithcka dhe se kete proces e konsideron kryekeput te bazuar ne merite, e konsideroj nje proces jetik, i cili i ben qytetaret shqiptare, me te lire, me te begate, me te sigurte, ndaj e informova gjeresisht per teresine e reformave te ndermarra ne kete drejtim dhe rezultatin e ketyre reformave ne te gjitha fushat. Uroj dhe deshiroj qe ky mesazh te lexohet bashkerisht nga te gjithe shqiptaret, nga forcat politike qe te punojme se bashku per te permbushur detyrimet tona ne procesin e integrimit", - theksoi kryeministri.
Berisha vleresime per viziten dhe mesazhet e Clinton ne Tirane
Kryefjala e mbledhjes se djeshme te qeverise ishte mirenjohja per viziten qe Sekretarja e Shtetit ne SHBA, Hillary Clinton beri dy dite me pare ne Tirane. Qe ne celje te mbledhjes se Keshillit te Ministrave, kryeministri Sali Berisha e cilesoi viziten ngjarjen kulmore ne festimet e 100 vjetorit te pavaresise. "Ndaj dhe dua ta falenderoj shume perzemersisht Sekretaren Clinton, Qeverine e SHBA-ve, Presidentin Obama per kete vizite historike te realizuar ne nje vit kurore, te nje shekulli pavaresi. Sekretarja Clinton hapi dje siparin e festimeve te 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, me mesazhin me te fuqishem te miqesise midis dy vendeve dhe dy kombeve tona", - tha kreu i qeverise. Sipas tij, Clinton solli mesazhin e miqesise se kombit te madh amerikan, qeverise se SHBA-ve, miqesi, e cila eshte e konkretizuar gjate nje shekulli me akte dhe vendime madhore te ketij vendi mik per Shqiperine dhe shqiptaret ne teresi.