Biznese sociale, Ministria e Punes: Aplikime deri ne 22 dhjetor Sonila Isaku
Personat ne nevoje por edhe individe te tjere, shoqeria civile, stafi akademik etj, mund te paraqesin projektet e tyre prane Ministrise se Punes deri ne daten 22 dhjetor te ketij viti per te hapur nje biznes social. Ky i fundit do te kete nje sere kriteresh dhe risish qe do te sjellin ne Shqiperi per te ulur papunesine dhe varferine ne vend. Ministri i Punes, Spiro Ksera ne nje prononcim te dhene per "Koha Jone" thote se nje grup individesh te nje kategorie sociale, apo edhe pjese te shoqerise civile do te mund te aplikojne per te hapur keto biznese ku do tu garantohen fondet por pjese e tyre nuk do te jene fitimet. "Qellimi i ketyre bizneseve sociale ka te beje me uljen e papunesise dhe varferise ne vend. Keshtu nese do te kemi nje grup individesh te cilet jane te interesuar te hapin nje biznes, ata duhet te aplikojne prane Ministrise se Punes. Por qellimi i ketij biznesi eshte te mos jete fitimprures ,por te ndihmoje kete kategori personash. E thene me thjeshte, fitimet qe do te gjenerohen nga keto biznese do te jene paga per punonjesit te cilet jane pjese e projektit. Nderkohe te ardhurat e tjera shtese do te perdoren per investime ne biznes dhe punesime te tjera ne menyre qe te kemi nje ulje te papunesise" ka pohuar Ministri i Punes, Spiro Ksera. Sipas tij, problemet e varferise nuk mund te zgjidhen thjesht dhe vetem me rritje te fondit te ndihmes ekonomike, pavaresisht nivelit te rritjes, apo reformimit te skemes se ndihmes ekonomike, e vetmja zgjidhje afatgjate qe sjell zbutjen e problemeve social-ekonomike eshte ngritja e ketyre skemave te reja ne zona vecanerisht te varfra, te cilat do mundesojne punesimin dhe krijimin e te ardhurave per individet dhe familjet ne veshtiresi. "Shume zona kane mbi pasuri natyrore, te cilat mund te shfrytezohen, ndaj hapja e bizneseve sociale ka per qellim kryesor te ekzistences se tyre nuk kane maksimizimin e fitimit, por zgjidhjen e nje problemi social si papunesia, varferia, integrimi i kategorive vulnerabel" thekson kreu i Ministrise se Punes.
Sipas tij, projektet do te propozohen deri ne 22 dhjetor dhe me pas do te behet vleresimi i tyre, me pas do te jete Ministria e Punes ku ne nje ceremoni do te shpalle edhe fituesit e ketyre projekteve. Aktualisht ka nisur prezantimi i kesaj nisme dhe qyteti i pare ishte Shkodra. Sipas Drejtorit te Yunus, Biznesi Social ne Shqiperi, Shkelzen Marku, bizneset sociale jane ngritur dhe funksionojne jo vetem ne vende te varfra, por vecanerisht ne vende te zhvilluara si Angli, France, Gjermani, Japoni, etj., ku kane njohur shtrirje te gjere dhe kane pasur impakt te madh ne zgjidhjen e qendrueshme te ceshtjes te cilen jane fokusuar.
Si do te funksionoje ngritja dhe organizimi i ketyre bizneseve
Nje biznes social eshte nje biznes, misioni i te cilit eshte trajtimi i nje nevoje sociale apo mjedisore ne nje menyre financiarisht te qendrueshme. Kostot e tij mbulohen nga te ardhurat qe ai nxjerr. Koncepti i biznesit social ka lindur nga Prof. Muhammad Yunus, fituesi i Cmimit Nobel per Paqen ne vitin 2006. Prof. Yunus eshte Kryetari dhe pronari i kompanise "Biznesi Social Yunus". Ka qene iniciativa e Kryeministrit Berisha per te sjelle pervojen me te mire Boterore per luftim e varferise, duke kontaktuar me nobelistin e njohur Prof.Muhamed Yunuss dhe kerkuar prej tij bashkepunim me Qeverine shqiptare per te zbatuar Levizjen gjitheperfshirese te Biznesit Social ne Shqiperi. Levizja e Bisnesit Social ne Shqiperi dhe Biznesi Social Yunus synojne ngritjen e nje inkubatori orientimi, keshillimi dhe rrjetezimi mes bizneseve sociale si dhe krijimin e nje fondi qe do bazohet ne donacionet e donatoreve te ndryshem dhe investuesve filantropike.