Mbyllet dosja “Kamberi”
Tirane – Gani Kamberi eshte vetevrare. Keshtu e kane mbyllur dosjen hetimore organet policore, ne Policine e Tiranes, pas hetimeve disa mujore te saj. Shkak eshte bere ekspertiza qe ju krye gezhojes se gjetur ne vendin e ngjarjes nga efektivat e policise 2 muaj me pare vendin e ngjarjes. Sipas ekspertizes ka rezultuar se ajo i perket te njejtes arme me te cilen eshte qelluar viktima. Ne pergjigjen e sjelle nga laboratori kriminalistik ne Itali ka rezultuar se gezhoja ka dale nga e njejta arme me te cilen eshte qelluar viktima, arme e cila iu gjet ne doren e majte viktimes, diten qe u gjet i vdekur prane baneses se tij. Kjo ka perjashtuar edhe mundesise qe viktima te ishte qelluar nga ndonje person tjeter. Burime nga policia e kryeqytetit kane bere me dije se dosja hetimore eshte mbyllur duke e cilesuar vdekjen e 50 vjecarit Kamberi ne vetevrasje, duke hedhur poshte pisten tjeter ate te vrasjes se mundshme. Sipas burimeve dosja hetimore do te dergohet ne Prokurorine e Tiranes e cila do t’i jape edhe konkluzionet e fundit ne lidhje me vdekjen e 50- vjecarit Gani Kamberi, pas rishqyrtimit te provave te reja te policise. Viktima Gani Kamberi u gjet i vdekur ne 21 tetor te vitit te kaluar prane baneses se tij, ne koder Kashar. Sipas hetimeve te kryera nga policia ka rezultuar se ky i fundit ka qelluar veten pasi rikthehej nga puna. Te shtenat e armes u degjuan nga dy femije te cilet lajmeruan banoret e fshatit dhe me pas policine. Viktima mbante ne doren e majte nje arme te tipit pistolete te tipit TT, ndersa dyshohej t’i kete dhene fund jetes me nje plumb ne koke. Pas hetimeve disa mujore nga Prokuroria e Tiranes viktima mund te ishte vrare nga ndonje person tjeter. Kete piste hetuesit e ngriten pas rishqyrtimit te ekspertizes mjekoligjore e cila percaktonte qe vrima e hyrjes se plumbit ishte me e madhe se vrima e daljes, c’ka hodhi dyshime ne nje gabim te ekspertizes. Ne delegimet e urdhrave te bera nga Prokuroria e Tiranes ju kerkua policise edhe zhvarrosja e viktimes per t’i kryer nje ekspertize te dyte ne lidhje me hyrjen dhe daljen e plumbit. Nga ekspertiza rezultoi qe viktima eshte vetevrare. Ndersa vetem pak dite sesa t’i jepej nje zgjidhje dosjes hetimore, pas keqyrjes se vendit te ngjarjes u gjet gezhoja e cila kishte dale nga arma. Laboratori kriminalistik e dergoi gezhojen ne Itali per te pare nese kishte ne te ndonje gjurme te mbetur dhe nese i perkiste apo jo armes se gjetur ne doren e viktimes diten e ngjarjes. Nga pergjigja e ardhur ka rezultuar se gezhoja jo vetem qe i perket te njejte arme po nga ana tjeter ajo nuk kishte asnje gjurme te mbetur ne te. Kjo ka sjelle edhe ne mbylljen e dosjes hetimore nga ana e policise se kryeqytetit dhe ne delegimin e saj Prokurorise se Tiranes.