E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfliktohet policia, tre persona te plagosur

Foto IlustrueseTIRANE- Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur sot në stacionin e autobusëve të linjës së Kamzës në kryeqytet.

Efektivë të policisë janë përfshirë në një konflikt me një të dyshuar, për kapjen e të cilit po punonte policia, shoferit të një autobusi të Kamzës dhe personave të tjerë.

Policia njoftoi se nga përplasja fizike kanë mbetur të plagosur dy policë dhe shoferi i autobusit të linjës. Plagosja e tyre eshte bere me mjete te mprehta.

Mësohet se autobusi ka gërvishtur makinën e policisë, duke penguar kështu blutë në kapjen e të dyshuarit, i cili mësohet se ishte fshehur në autobus. Edhe pas gërvishtjes me makinën  e policisë shoferi i autobusit nuk e ka ndaluar mjetin e tij.

Për ngjarjen janë shoqëruar disa persona të cilët pritet të japin të dhëna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›