E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongoli: Roman për krizën morale shqiptare

Fatos Kongoli kthehet me një roman të ri. Romani “Si-do-re-la” do të promovohet të shtunën, në Panairin e Librit në Tiranë. Romani i ri vjen vetëm pak muaj prejse Kongoli ngjalli debate të shumta me rrëfimin e tij autobiografik “Iluzione në Sirtar”.

Ajo që dihet paraprakisht është se Kongoli ngjarjen e ka vendosur në kohët e sotme, me personazhe që gjenden në rrethana të zakonshme të këtyre ditëve. Kryeprotagonisti, Ardi, është një nëpunës në Drejtorinë e Financave të një ministrie, që nj ditë pushohet nga puna. Ai është njeri i mbyllur, me alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit, si interneti. Edhe pse ishin alergjitë e tjera ato që e shndërruan atë në një individ krejtësisht të padëshirueshëm për eprorët e tij...

Ndryshe, viteve të fundit Kongoli ishte vazhdimisht i pranishëm tek lexuesi shqiptar. Libri i tij i fundit e bëri atë qendër të një debati medial, për shkak se në të e pranon se në kohën e diktaturës kishte dëshmuar kundër një kolegu të tij. Kjo shkaktoi komente të shumta pro dhe kundër tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›