E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani: Kujtohen rënia e Murit dhe masakra e çifutëve

Në Gjermani të mërkurën u mbajtën shumë aktivitete për nder të kujtimit të përvjetori t të rënies së Murit të Berlinit, që ndodhi më 9 nëntor 1989, si dhe të masakrës ndaj popullatës çifute në Gjermani nga ana e nacionalsocialistëve, në vitin1938.

Në mbarë vendin u mbajtën ceremoni përkujtimi për shënimin e shkatërrimit të shumë sinagogave dhe grabitjes së dyqaneve dhe shtëpive të çifutëve, që ndodhën para 73 vjetëve.

Presidenti i Gjermanisë, Christian Wulff, deklaroi të mërkurën se 9 nëntori për gjermanët paraqet një angazhim të përhershëm për unitet, drejtësi dhe liri, por edhe për dinjitetin e çdo njeriu. Prandaj, sipas tij, kjo ditë është një kujtim, por njëkohësisht edhe një detyrim për të gjithë gjermanët.

Të mërkurën mbrëma presidenti Wulff inauguroi një sinagogë në qytetin Speyer, ndërkohë që zëvendëspresidenti i Bundestagut, Wolfgang Thierse, prezantoi një libër kujtimesh kushtuar viktimave të Murit të Berlinit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›