Kongongresmeni Moran vlerëson reformat e qeverisë shqiptare
Pas takimeve me kryetarët e parlamenteve në konferencën e New Yorkut, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u ndal në një vizitë të shkurtër në Uashington, ku zhvilloi disa takime me Kongresmenë dhe Senatorë Demokratë dhe Republikanë.
Në takimin me Kongresmenin demokrat, Jim Moran, i cili është i zgjedhur në dhjetë mandate në Kongres, u bisedua për rëndësinë e partneritetit në NATO, si edhe mbi përpjekjet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Kongresmeni Moran ka deklaruar se Shqipëria ka bërë një progres të mrekullueshëm, ndërsa theksoi se shpreson që së shpejti Shqipëria të bëhet anëtare e e BE-së dhe kjo gjë do të ketë impakt edhe për vendet e tjera aspiruese.Ai vlerësoi në mënyrë të veçantë luftën e qeverisë ndaj korrupsionit, duke thënë se rezultatet e kësaj lufte ishin përcaktuese në votën e shqiptarëve në zgjedhje.
Ai shprehu kënaqësinë se Shqipëria tashmë është aletate në Alenacën e kombeve të Altantikut të Veriut, ndërsa përgëzoi për progresin e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE. Kryetarja e Kuvendit zhvilloi një takim edhe me Senatorin Republikan, John McCain, i cili në mënyrë të veçantë falënderoi për kontributin e Shqipërisë me trupat paqeruajtëse në Afganistan.