Falsifikimi i dokumenteve, trajnohen 22 oficerë

Policia e shtetit do të ketë në pjesën përbërëse të saj specialistë të antiterrorit që konsiderohet si hap i mëtejshëm drejt rrugës së liberalizimit të vizave në Shqipëri. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha gjatë diplomimit të 22 oficerëve të trajnuar në fushën e hetimit të dokumentave të falsifikuara të udhëtimit.Gjatë diplomimit të oficerëve Basha theksoi rëndësinë e këtij trajnimi policor, për parandalimin e keqpërdorimit të kufirit shqiptar për aktivitete kriminale.
Trajnimi i oficerëve është organizuar nga Zyra Rajonale e Sigurisë së Ambasadës së SHBA në Tiranë. Vetë Zv. ambasadorja Deborah Jones theksoi se kjo përvojë e fituar do t'i shërbejë edhe më shumë rritjes së shpejtë dhe të fuqishme të bashkëpunimit dypalësh.