E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi, Rama shpall platformën politike për kreun e PS-së

Këtë ditë do ta kishim dashur ndryshe që sot të mblidheshim për të festuar fitoren sepse shqiptarëve i duhej ndryshimi i fletës së historisë. Kështu e nisi fjalimin e tij kandidati për kreun e PS-së Edi Rama në shpalljen e platformës së tij. Ndër të tjerash Rama theksoi se Berisha i grabiti votat dhe falë bashkëpunimit me Metën dhe qeverisjes së tij korruptive.
"Berisha nuk do të bëhej kryeministër nëse Meta nuk do të bënte hordhëkun që ne e paralajmëruam kohë më parë" theksoi Rama.
Rama duke e cilësuar Berishën si makina e ushqyër me me pushtetin e politikës së vjetër theksoi se kërkon që të pranohet kandidatura për ta udhëhequr PS-në dhe për të rifilluar dhe për të çuar përpara një mison që është misoni i PS-së.
"Jam këtu për të folur, për të luftuar dhe për të mbrojtur demokracinë e marrë peng që asnjë institucion i shtetit nuk është demokratik" theksoi Rama duke shtuar se do të mbrojë dinjitetin e shqiptar dhe projektet për ta çuar përpara përtej kufijve të partive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›