Kongresi XV, PPSH pranon për herë të parë gabimet
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Tiranë, 11 nëntor 1963 – Deklaratat e Tiranës zyrtare në festimet e përvjetorit të 15 të Kongresit të Parë të Partisë së Punës së Shqipërisë u shndërruan në një manifestim antihrushovian përmes fjalimeve se drejtimi i metodave dhe masave kishin për objektiv nënshtrimin nën diktatin e tij të partive komuniste dhe punëtore. Kjo ishte në të njëjtën kohë dhe një koincidencë me deklaratat e fundit të Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste Rumune, se “asnjë parti nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çështjet e brendshme të partive të tjera”, dhe se është e nevojshme që të “respektosh barazinë dhe integritetin e të gjitha partive simotra”. Historiani i partisë dhe teoricieni Ndreçi Plasari, në një artikull të gjatë në gazetën partiake “Zëri i popullit” të ditës së djeshme, shfaqet në mbështetje të akuzave shumë shpesh të përsëritura antihrushoviane, duke tërhequr një paralele ndërmjet përpjekjeve të marshallit Tito gjatë viteve 1945-1948 për të rrëzuar klikën e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut atëherë përmes shumë të fuqishmit Koçi Xoxe, (i ekzekutuar në vitin 1949) me një komplot të ngjashëm si ai i vitit 1960. Ky i fundit mendohet se si autor të tij ka pasur Nikita Hrushovin përmes mbështetjes së shoqes të tij në Shqipëri, ish-heroina partizane, një kolege e afërt e Enver Hoxhës dhe anëtare e Byrosë Politike, Liri Belishova. Prandaj, udhëheqësit shqiptarë tashmë e kanë menduar seriozisht të përmendin disa nga gabimet e tyre, duke i lidhur në mënyrë të habitshme ngjarjet e vitit 1948 me ato të 1960-ës. “Hrushovi, gjithashtu, bëri të njëjtat përpjekje, por pa sukses”. Me ndihmën e mikeshës së tij, Liri Belishova, ai u përpoq të gjente të çara në partinë tonë, që kishin për qëllim shkatërrimin e unitetit të partisë, që të merrte kështjellën nga brenda me rrugët e komplotit dhe puçit dhe të eliminonte udhëheqësit marksistë-leninistë të partisë sonë”, - shkruante artikulli i djeshëm i Ndreçi Plasarit. Në të shkuarën Tirana ka bërë të ditur se Liri Belishova, për shkak të gabimeve të “rënda” dhe anëtari i Komitetit Qendror, Koço Tashko, për veprimtari “armiqësore” janë përjashtuar nga Partia e Punës së Shqipërisë. Sidoqoftë, ka shumë të ngjarë, që i vetmi krim i Belishovës kundër Partisë së Punës të Shqipërisë të ishte paralajmërimi i kësaj të fundit për udhëheqjen e partisë në Tiranë që të shmangte zëvendësimin e miqësisë së Moskës me atë të Pekinit. Kjo u bë e qartë gjatë një vizite në Pekin në vitin 1960. Në qershor të atij viti, Belishova shoqëroi kreun e shtetit shqiptar, Haxhi Lleshin, në vizitën e delegacionit shqiptar në Kinë. Gjatë fjalimeve të mbajtura atje, Belishova bëri disa deklarata të habitshme prosovjetike. “... Unë dua të nxjerr në pah se gjatë rrugës tonë për të mbërritur këtu, kur ne kaluam përmes Bashkimit Sovjetik, neve na u bë një pritje shumë e ngrohtë nga shoku ynë i respektuar, Leonid Brezhnjev, shoqja Ekaterina A. Furceva dhe shokët e tjerë sovjetikë...” Më pas Belishova e mbylli fjalimin e saj, duke cituar një poemë të një poeti të mirënjohur shqiptar. Me shumë domethënie, këto fragmente u bënë pjesë e pasqyrimit të agjencisë shtetërore kineze e lajmeve, “Hsinhua”, ndërsa nga versioni i transmetuar ditën tjetër në Tiranë, ato ishin hequr. Simpatitë e saj prosovjetike, siç u pa qartë dhe nga poema, e bënë shumë të qartë: “... Kina dhe Shqipëria po marshojnë përgjatë së njëjtës rrugë, me të njëjtin ideal, si një trup i vetëm. Kush është ai që na lidh kaq afër në këtë rrugë? Bashkimi Sovjetik. Ky emër është si një fener gjatë natës, që ndriçon botën. Për të gjithë ata që dëshirojnë lumturinë, Bashkimi Sovjetik është shoku i tyre kryesor”. Më datë 4 nëntor në një transmetim të Radio Tiranës u pa një përpjekje për ta diskredituar Sekretarin e Parë të Partisë Komuniste Sovjetike për rolin e tij në firmosjen e traktatit të ndalimit të testeve bërthamore. Në komentin e bërë nga ky transmetim zyrtar, u pa dukshëm përpjekja për ta sulmuar udhëheqësin sovjetik teksa shoqërohej me udhëheqës të tjerë reaksionarë si Çan Kai Shia, Salazari, Vervoerd, Franko, Adenaueri e shumë të tjerë në dëm të interesave të Republikës Demokratike Gjermane, Kinës së Kuqe dhe në dëm të përpjekjeve afrikane nacionalçlirimtare. Tirana e akuzoi Hrushovin se ishte shndërruar në një mbështetës të zakonshëm të lëvizjes botërore të revizionistëve modernë, një linjë e re, e cila ishte ndërmarrë për të ndërlikuar akoma më tej udhëheqjen sovjetike me “rezultatet negative” të firmosjes në Moskë të traktatit të ndalimit të provave bërthamore. Në lidhje me mbrojtjen e të drejtave kombëtare të vendeve socialiste, transmetimi i Radio Tiranës theksoi se Hrushovi, në mënyrë që të çonte deri në fund ambiciet e tij politike, tregoi se “lëshime që përfshinin dhe çështje parimore janë të mundshme, kur armiku ka të njëjtën pikëpamje”. “Radio Moska” dhe “TASS”-i lajmërojnë numrin e madh të shteteve që kanë firmosur Traktatin e Moskës”. Me sa duket, të pakënaqur nga realitetet e pakëndshme, transmetimi përmendi me sarkazëm: “Firmat e Titos, Adenauerit, Frankos, Salazarit, Çan Kai Shisë dhe të tjerëve, me siguri që po lulëzojnë... ky është në të vërtetë një grup i zgjedhur, i cili po kontribuon në ngritjen e autoritetit të grupit revizionist të Nikita Hrushovit. Më 9 shtator 1960, “Zëri i popullit” botoi një komunikatë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë bërë një ditë më parë (8 shtator) ku lajmëronte përjashtimin e Liri Belishovës dhe Koço Tashkos nga pozicionet e tyre partiake. Prandaj, edhe një herë tjetër, aleanca Pekin-Tiranë ishte shndërruar në linjën e përgjithshme të PPSH-së, dhe me takimin vijues të Bukureshtit në qershor, erdhi njëkohësisht dhe fundi i karrierës së dy anëtarëve të njohur prosovjetikë të udhëheqjes së partisë shqiptare. Me çka u pa nga ajo që u përmend më sipër, përpjekja për të shpjeguar përfshirjen e prirjeve prosovjetike të Belishovës në një komplot dhe kundërshtimin tashmë të njohur të Hrushovit për kastën e tanishme udhëheqëse shqiptare, duket qartazi se shqetësimi kryesor i Tiranës është sulmimi dhe diskreditimi i Hrushovit me çdo mjet.
Ky lajm është publikuar: 11/12/2009