E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri Kombëtar Romancë dashurie, një komedi për aventurierët në familje

Autori i Lajmit: Redaksia
Historitë e dashurisë gjithnjë janë më të preferuarat e publikut shqiptar dhe kur këto shoqërohen me humor, bëhen edhe më të ndjekura. Kjo duket edhe arsyeja se pse Teatri Kombëtar ka zgjedhur një roamncë dashurie për tu prezantuar në këto ditë të ashpra dimri. “Romancë dashurie” ky është produksioni më i ri i Teatrit Kombëtar në bashkëpunim me “Egnatia Teatër”, që do të shfaqet në sallën e Teatrit Kombëtar, këtë të shtunë dhe të diel, ora 19.00. Por, ndërsa TK apo kompani të tjera private ofrojnë shfaqje apo filma të ndryshëm plot humor, ka ku na vjen edhe një lajm jo fort i mirë për komedinë: Romancat për të qeshur shkatërrojnë jetën në çift! Këtë të fundit, mos e merrni seriozisht; është vetëm një studim ndër qindra të tjerë që thonë të kundërtën…

“Romancë dashurie” në TK

Është përzgjedhur një trup e vogël aktorësh për të vënë në skenë “Romancë dashurie”, por mund të themi se janë ndër më të mirët. Në këtë komedi të Aldo de Benedettit, me regji të Milto Kutalit, interpretojnë aktorët Bujar Asqeriu, Anila Bisha, Roland Trebicka, Luljeta Hoxha. Skenografia është realizuar nga Sabri Basha. Vepra ka në qender raportet familjare, situata plot humor që provokohen nga ngacmime të shpirtit aventurier të protagonisteve dhe që më pas, prodhojnë realitete që mund të cënojnë, madje të çojnë deri në shkatërrimin e familjes: Por, të mos harrojmë që heronjtë tanë janë pjesë e përditshmërisë moderne. Si të tillë, ata nuk provojnë precedentin “Ndarje”, pasi shoqëria e sotme edhe pse jo random, prodhon ende shpirtra të brishtë që e kanë të qëndrueshëm genin e së mirës njerëzore, vendosur kjo natyrshëm në frymën sunduese të mesazhit të komedisë: “Familja duhet mbrojtur me çdo kusht!”. Ndiqeni nga afër nesër në TK…

Studimi mbi komedinë

Sapo ju folëm në fillim të shkrimit për studimin më të fundit mbi filmat humoristikë, që kanë në qendër një lidhje intime. “Mos shihni komedi romantike, do tju shkatërrojnë jetën në çift. Paralajmërimi vjen nga një studim i kryer në Universitetin e Edinburgut, Heriot Ëatt University. Ekspertët thonë se të shohësh komedi, të bën të besosh gjëra që nuk ndodhin vërtetë, kur vjen puna tek çështjet e dashurisë. Sipas tyre, fansat e filmave si “Runaëay Bride” apo “Notting Hill” shpesh dështojnë të komunikojnë me partnerin. Disa njerëz mendojnë se, nëse është e thënë se dikush duhet të jetë me ty, duhet ta dijë patjetër se çfarë ti kërkon, pa patur nevojën tia thuash. Edhe pse shumica prej nesh e dinë se nuk ekziston një marrëdhënie perfekte, sërish ndikohemi nga portretet që shohim në filma. Studiuesit përfshinë në kategorinë e filmave me ndikim në çështjet e dashurisë, filma si: “Youve Got Mail”, “Maid In Manhattan”, “The Ëedding Planner”, “Ëhile You Ëere Sleeping”. Në studimin e kryer tek një grup studentësh, u arrit në përfundimin se personat që shohin filma romantike, besojne tek fati dhe dashuria e paracaktuar. Njëra prej studiuesve, Kimberly Johnson, deklaroi: “Filmat na bëjnë të besojmë gabimisht se besimi dhe dashuria e përkushtuar ekzistojnë që nga momenti kur njerëzit takohen, por në fakt këto janë cilësi që normalisht duan vite të zhvillohen”. Kërkuesit tani kanë nisur një studim online për marrëdhëniet në çift.
Ky lajm është publikuar: 11/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›