Papandreu: “Borxhet po rrezikojnë Greqinë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Athinë - Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, sheh të kërcënuar nga kriza e borxheve sovranitetin kombëtar. “Në buxhetin që prezantuam, bëhen hapat e parë për rigjallërimin e ekonomisë dhe reduktimin e deficitit”, - tha kryeministri duke nënvizuar se plani i PASOK-ut do të formulohet edhe në Programin e Stabilitetit dhe Zhvillimit në muajin janar. Duke folur për borxhin shtetëror, ai përsëriti shprehjen e Andrea Papandreut në vitin 1993: “Ky është rasti i parë qysh prej vitit 1974, viti i rivendosjes së demokracisë. Vendi ose duhet të eliminojë borxhet, ose borxhet do të eliminojnë vendin”, - paralajmëroi kryeministri grek. Deklarata e kryeministrit u bë pas komenteve shqetësuese nga zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian. Qeveria greke njoftoi masa radikale për daljen nga kriza. Komisioni Evropian dhe disa vende të BE-së folën për një situatë të rëndë në një vend që i përket zonës së euros dhe që për këtë arsye duhet të plotësojë kritere të caktuara. Deficiti publik i Greqisë pritet të rritet për afro 13% këtë vit.
Ministri i Financave
Borxhi i Greqisë ka arritur në 300 miliardë euro, çfarë është niveli më i lartë i borxhit në historinë moderne të këtij vendi, deklaroi ministri i Financave të Greqisë para Parlamentit ditën e djeshme. “Greqia do të bëjë çdo gjë që duhet për të reduktuar deficitin madh buxhetor, - deklaroi dy ditë më parë ministri i Financave greke. - Ne nuk jemi një Islandë e re, ashtu siç ne nuk jemi Dubai. Ne jemi një shtet sovran, i cili e ka shumë të qartë situatën shumë të vështirë që trashëgoi, dhe po marrim të gjitha masat e nevojshme”, - tha më tej ministri grek i Financave, Jorgos Papakostandinu. Z.Papakostandinu theksoi se qeveria do të bëjë çfarë duhet, që Greqia të rifitojë besimin e humbur në tregjet ndërkombëtare. “Nuk presim nga asnjë të na shpëtojë nga kriza, varemi në nevojat tona dhe vendosmërinë tonë. Nuk do mund të na shpëtoj pjesëmarrja jonë në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar, nuk është zgjidhje për problemet që kemi”. Kur u pyet nëse Greqisë i bëhen sulme spekuluese, ministri i Financave u përgjigj: “Lojëra spekuluese do të ketë kurdoherë, fatkeqësisht, janë pjesë e funksionimit të tregjeve dhe do të jetojmë me ato, por paralelisht ne marrim masat e duhura që të përballojmë dhe të sigurojmë të ardhurat maksimale financiare”. Ndërkaq, vlerësimin e saj se Greqia nuk rrezikon më falimentimin e shprehu ministrja franceze e Ekonomisë, Kristine Lagarde, me një deklaratë në stacionin radiofonik RMC (Radio Monte Carlo). “Nuk besoj se Greqia mund të deklarojë falimentimin e saj”, - u shpreh ajo, duke shtuar se të martën në Paris do të takohet me ministrin e Financave, Jorgos Papakostandinu, dhe do të flasin për krizën. Evropianët kërkojnë marrjen e masave urgjente për të shpëtuar vendin. Nëse nuk merren masat e nevojshme pritet që borxhi i vendit të arrijë mbi 120% të prodhimit të brendshëm në 2010, niveli më i lartë në gjithë eurozonën.
Korrupsioni, problem i madh për grekët
Janë 98% e grekëve që mendojnë se korrupsioni është “problem shumë i madh” në Greqi. Sipas Eurobarometrit, që u publikua në Bruksel, bëhet fjalë për përqindjen më të lartë në BE, në momentin që përqindja mesatare në vendet anëtare të BE-së është 78%. Sondazhi u zhvillua në periudhën shtator-tetor. Përqindje të larta vihen re tek bullgarët për të njëjtin problem dhe konkretisht 97%, tek hungarezët 96% dhe te maltezët 95%, ndërsa përqindjen më të ulët në BE e kanë danezët me 22%.
Ky lajm është publikuar: 11/12/2009