E Diel, 1 Nëntor 2026

22 filma për garën në Kosovë, mungon Shqipëria

Autori i Lajmit: Redaksia
Qendra e Artit Bashkëkohor – Stacion në Prishtinë, ka sjellë mbrëmë një seri filmash nga shumë vende të botës, përveç… Shqipërisë. Në 60–vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, regjisorë, shkrimtarë dhe artistë të njohur botërorë mblidhen së bashku për të shënuar këtë ditë në një projekt filmik, i cili brenda vetes përmban 22 filma të shkurtër, në kohëzgjatje prej 3 minutash. Tregime për të Drejtat e Njeriut, është projekti i parë i madh filmik, që bashkon artistë dhe kineastë së bashku, por siç duket jo të Shqipërisë. Nuk dihen shkaqet se pse vendi ynë nuk ka përfaqësues për këtë eveniment në Kosovë; për arsye të harresës apo se nuk janë konsideruar artistët tanë po aq të denjë sa të Kosovës apo vendeve të tjera, megjithatë mungesa e Shqipërisë në këtë Festival nuk duket e drejtë, në një kohë që për çdo eveniment artistët kosovarë janë gjithnjë të ftuar në vendin tonë.

Projekti starton në Prishtinë

Pjesëmarrësit thuhet se janë zgjedhur për shkak të cilësisë së lartë të punës së tyre artistike, si dhe angazhimit të madh të tyre rreth promovimit të të drejtave të njeriut. Filmat tre minutash janë realizuar në gjuhë të ndryshme, si dhe xhiruar në më shumë se 15 shtete të botës.
Projekti filmik shoqërohet edhe nga libri i publikuar nga Electa, i cili përfshin intervistat me kinestë dhe artistë, pamje nga filmat e shkurtër, fotografitë e prapaskenave si dhe kontributet mbi gjashtë temat e deklaratës, nga dymbëdhjetë autore, përfshirë edhe pesë fitues të çmimit Nobel: Gabriel Garcia Marquez, Khaled Hosseini, Roberto Saviano, Naguib Mafuz, Elfriede Jelinek, Ruth Ozeki, José Saramago, Chimamanda Ngozi Adichie, Assia Djebar, Nuruddin Farah, Toni Morrison dhe Mo Yan. Shfaqja e këtyre filmave në Prishtinë, vjen si bashkëpunim i Stacion në bashkëpunim me Zyrën e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Kush paraqitet në filmat e shkurtër?

Janë emra të mëdhenj të kinematografisë dhe kur tëlexoni këto emra do të na jepni të drejtë. Marina Abramovic (Serbi/Holandë), Hany Abu-Assad (Palestinë), Armagan Ballantyne (Zelande e Re), Sergei Bodrov (Rusi), Charles De Meaux (Francë), Dominique Gonzales-Foerster & Ange Leçia (Francë), Runa Islam (Britani e Madhe/Bangladesh), Francesco Jodice (Itali), Etgar Keret & Shira Geffen (Izrael), Zhan Gke Jia (Kine), Murali Nair (Indi), Idrissa Ouedraogo (Burkina Faso), Pipilotti Rist (Zvicër), Ëalter Salles e Daniela Thomas (Brazil), Saman Salour (Iran), Sarkis (Francë), Bram Schouë (Holande), Teresa Serrano (Meksikë), Abderrahmane Sissako (Mauritani), Pablo Trapero (Argjentinë), Apichatpog Ëeerasethakul (Tajlandë) dhe Jasmila Zbanic (Bosnje dhe Hercegovinë).

Ky lajm është publikuar: 11/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›