E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi goditje juanit kinez

SHBA

Ligjvenesit amerikane kane miratuar nje ligj i cili ka si qellim ta ndeshkoje Kinen per arsye se nuk e ka rivleresuar monedhen vendase. Ky ligj vendos tarifa mbi importet kineze per te cilat SHBA-ja thote se perfitojne nga avantazhe te pandershme. Vendimi i kongresit reflekton ndjenjen e pakenaqesise qe ekziston ne Amerike per ekonomine e dobet dhe shifrat e papunesise. Presidenti Obama e ka rritur presionin mbi Kinen per te rivleresuar monedhen per te cilen thone se mbahet e dobet ne menyre artificiale dhe i vendos produktet amerikane ne nje disavantazh ekonomik. Perfaqesuesit e kongresit shprehen se kjo gje do te thote subvencion dhe kaluan nje legjislacion qe vendos tarifa mbi importet kineze. Por ky vendim mund te mos kthehet ne ligj duke u firmosur nga Shtepia e Bardhe sepse administrata amerikane perpiqet te shmange nje lufte tregtare ndeshkuese ne nje kohe kur ekonomia globale mbetet e brishte. Kjo ceshtje ka shkaktuar mjaft tension mes Kines e SHBA-se dhe ka qene fokusi i nje takimi dyoresh mes Kryeministrit kinez dhe Presidentit Obama gjate takimit te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ne Nju Jork.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›