E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan ekzekutimi filmohet me kamera

Nje video ku shfaqen ushtaret pakistaneze teksa ekzekutojne nje grup personash te paarmatosur po qarkullon ne internet.

Video eshte marre nga nje aparat celular dhe ne momentin kur ushtaret hapin zjarr pamja bllokohet dhe degjohen vetem te shtenat. Pas pak sekondash video rinis dhe te gjashte personat te cileve iu ishin mbyllur syte gjenden te shtrire ne shesh. Si te mos mjaftonte kjo nje ushtar afrohet dhe u qellon me pistolete mbi trupat.

Video mendohet se eshte regjistruar ne nje zone ne jug te Vaziristanit ku aktiviteti i talebaneve eshte i larte nderkohe qe ende nuk ka nje reagim zyrtar nga autoritetet pakistaneze mbi vidoen ne fjale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›