E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silvio Berluskoni i mbijeton mocionit parlamentar

Per momentin zgjedhjet e reja nuk jane opsion

Koalicioni i qendres se djathte dhe lideri i tij Berluskoni ka fituar dje nje votebesim ne Parlament edhe pas shkeputjes nga ky grup parlamentar te disa parlamentareve. Para votimit Berluskoni beri thirrje per unitet kombetar duke paralajmeruar kundershtaret e tij se cdo tentative per te rrezuar qeverine do te sillte nje destabilizim te vendit. Politika italiane eshte perfshire prej shume kohesh nga probleme te medha skandale dhe kontradikta mes paleve dhe se fundi grindja eshte evidentuar brenda se djathtes dhe me konkretisht mes Berluskonit dhe Finit qe eshte shefi i Parlamentit.

Madje ky i fundit ne korrik vendosi qe te largohej nga grupi parlamentar me disa deputete te tjere ne kundershtim me linjen qeverisese te Berluskonit. Analistet besojne se rezultati i fundit ne Parlament eshte me se i mjaftueshem per ti siguruar liderit aktual te qeverise qendrueshmerine ne pushtet deri ne fund te mandatit zgjedhor qe perfundon ne vitin 2013. Ne fjalen e tij para deputeteve te Parlamentit Berluskoni paraqiti plane per reformimin e sistemit italian te drejtesise dhe per rritjen e autonomise fiskale te rajoneve te vendit si dhe per luften kunder krimit te organizuar dhe emigracionit ilegal. Por nderkohe beri thirrje edhe per dhenie fund te te gjitha dasive brenda shumices parlamentare. Eumlshte absolutisht ne interes te vendit qe te mos e cojme Italine drejt nje periudhe destabilizimi ne nje moment qe kriza ende nuk ka perfunduar ka deklaruar Fini.

Propozimet e tij duket se e kane kenaqur grupin e deputeteve qe iu bashkuan Finit ne korrik pasi anetaret e grupit shfaqen gatishmerine e tyre per te mbeshtetur Berluskonin te pakten per momentin. Me mbeshtetjen e deputeteve qe i bene Finit qeveria fitoi voten e djeshme. Megjithate menjehere pas votimit partneri me i madh i koalicionit Bosi i Leges se Veriut tha se do te kishte qene me mire sikur Kryeministri te kishte shpallur mbajtjen e zgjedhjeve te reja. Sondazhet e fundit flasin per nje rritje te popullaritetit te partise se Bosit qe praktikisht e bazon politiken e saj te fryma antiemigracion.

Marredhenia konfliktuale mes Finit dhe Berluskonit ka muaj qe eshte shnderruar ne nje nga ceshtjet me te rendesishme te politikes italiane duke e cuar shpesh situaten deri ne prag te zgjedhjeve te parakohshme. Fini ka qene dhe eshte kunder menyrave autoritare te qeverisjes se Berluskonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›