E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca: S’kemi qenë ndonjëherë partizanë të piramidave, nuk simbolizojnë demokracinë

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, reagon për planin e sheshit “Skėnderbej”


Ndonëse i politikës ditët e fundit është zhvendosur tek sheshi “Skënderbej”, kryesisht tek plani që po implementon kryebashkiaku Edvin Rama, mazhoranca shprehet hapur kundër modelit belg të rikonstruksionit të kryeqendrës së Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh dje se shumica nuk inkurajon ndërtimin e një piramide në qendër të sheshit dhe se asnjëherë nuk e ka mbështetur këtë nismë, për sa kohë piramidat nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë. “Unë besoj realisht shumë dhe e dua fort ambientin, dhe nuk kam qenë kurrë ndonjëherë partizane e piramidave, nuk i dua fare piramidat, ato nuk simbolizojnë demokracinë”, tha Jozefina Topalli, kryetare Kuvendit. Ndërkaq, nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës vazhdon punimet në sheshin qendror, pavarësisht se Ministria e Mjedisit dhe ajo e Kulturës kanë urdhëruar ndërprerjen e punimeve që prej ditës së shtunë. Firma që po kryen punimet, e kontraktuar direkt nga Bashkia e Tiranës vijon e pa shqetësuar gërmimet në sheshin “Skënderbej”, në një kohë kur ekzekutivi ka konstatuar se Bashkia nuk ka siguruar më parë lejen mjedisore dhe për këtë fakt është gjobitur me 2 milionë të reja Ministria e Mjedisit kërkoi të shtunën, që punimet të vazhdojnë vetëm pas lejes mjedisore, ndërsa gjoba për bashkinë duhet të paguhet brenda këtij viti. Edhe ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferaj akuzoi bashkinë se ka shkelur ligjin, pasi zona në qendër të Tiranës është një asamble kulturore dhe sipas tij ky vendim është marrë në kohën kur Edi Rama ka qenë ministër i Kulturës. Ndërkohë që Partia Socialiste i cilëson këto veprime si një pengmarrje të qeverisë, kryetarja e kuvendit shprehet kundër ndërtimit të piramidës, pjesë kjo e projektit belg. Në unison, shumica parlamentare është e vendosur t’i shkojë deri në fund ēështjes së sheshit “Skënderbej”, për të mos e lënë atë në duart e falangave majtiste të Edvinit, Koēos, Dashit apo edhe Shalsit, të cilët po synojnë ta kthejnë atë në oborr të interesave të tyre personale. Megjithatë përplasja për sheshin “Skënderbej” do të vazhdojë të mbetet kryefjala e axhendave ditore politike e dy forcave kryesore PD dhe PS.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›