Kongresi i Alfabetit; Kryeministrat shqiptarë bashkohen në Manastir
Rruga për në Manastir, drejt godinës ku u mbajt Kongresi i Alfabetit Shqip, 100 vjet më parë, do të bëjë bashkë dy kryeministrat shqiptarë: Sali Berishën dhe Hashim Thaçin.
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Akademinë solemne, që do të mbahet të shtunën në Shkup. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase, në një prononcim të zëdhënësit të qeverisë maqedonase, Ahefik Duraku. Ai mësohet të ketë thënë se është e mundshme edhe ardhja e Presidentit shqiptar, Bamir Topi, ndërsa kryeministrat Thaçi dhe Berisha në këtë manifestim do të jenë të shoqëruar nga homologu i tyre Nikolla Gruevski. Ky takim politik, në një datë historike si kjo e alfabetit shqip, duket se më shumë flet për një erë të re të historisë mes tre vendeve ku mbizotëron faktori shqiptar. Ashtu siç qe Kongresi i Manastirit një histori sa kulturore dhe aq politike, prezenca e tre kryeministrave në një akademi solemne që do të organizohet ditën e shtunë, pritet t’i shërbejë ose të paktën të reflektojë dhe kauzën politike e kulturore për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni.
Manastiri si një nga qendrat historike sidomos për shqiptarët është shndërruar në këto ditë në një vend pelegrinazhi shkencor. Por në gjithë këtë atmosferë ajo që do të entuziazmojë më shumë duket se do të jetë vetë godina ku është mbajtur Kongresi. Ndërtesa historike që nga viti 1968, kur i është vendosur pllaka përkujtimore nuk ka parë asnjë investim. Qeveria e Maqedonisë i ka ndarë 14 milionë denarë nga buxheti 2008, për konservimin dhe restaurimin e Shtëpisë së Alfabetit shqip. Ndërsa disa ditë më parë, më 14 nëntor kur është shënuar hapja e punimeve të Kongresit një grup studiuesish nga Shqipëria e kanë gjetur në proces restaurues godinën, duke u kthyer mbrapsht me shijen e hidhur të kësaj pakujdesie. Vetëm një kurorë me lule, vendosur në krye të derës dhe imazhin e skelave mbi ndërtesë, dhe punëtorëve që mbanin kova llaçi, ka bërë të reflektojë mediatikisht grupi shqiptar i studiuesve.
Ndërsa dje, nga mediat maqedonase është bërë e ditur se një ditë më parë janë promovuar pulla postale me Shtëpinë e Alfabetit, ku gjithashtu është përuruar dhe godina e meremetuar e Kongresit të Alfabetit.
Dita e sotme pret të mbledhë në një konferencë shkencore studiues e personalitete të historisë dhe kulturës, në titullin “100 vjet Bashkim Gjuhësor”, që do të pasohet nesër me një Akademi e quajtur Solemne në Shkup, dhe do të përfundojë në ceremoninë zyrtare të kryeministrave të tre vendeve për shënimin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Në Tiranë, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjik, Ardian Marashi, ka treguar se do të marrin pjesë në Akademinë solemne, që do të mbahet në Maqedoni edhe studiues nga Shqipëria. Ndaj në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme do të zhvillohen një sërë veprimtarish, duke filluar me Konferencën shkencore Mbarëkombëtarë që do të mbahet në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, në bashkëpunim me Bashkinë e Qytetit, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, si dhe pjesëmarrësve nga Universitetet e Prishtinës, Tetovës, Shkupit, diasporës etj. Në kushtet historike kur Shqipëria dilte nga një perandori tashmë e kalbur dhe vendi trashëgonte një strukturë shoqërore sa feudale aq edhe fisnore, kur dasitë fetare kishin çuar në përdorimin e disa gjuhëve sa turqishte, greqishten, italishten apo dhe gjermanishten në vend të shqipes - vetëdija kombëtare do të zgjonte një grup njerëzish, dijetarë e mendimtarë, për t’u identifikuar me shoqërinë “Bashkimi”, duke thirrur më 14 nëntor 1908 kongresin e parë për alfabetin e njehsuar. Në historinë e Shqipërisë, Kongresi i Manastirit shënon një ngjarje të rëndësishme politike, kulturore, shkencore (gjuhësore) dhe arsimore për kombin shqiptar, pasi është Kongresi i Alfabetit Kombëtar të Shqipes, që u përpilua dhe u miratua prej tij, alfabeti që përdoret edhe sot. Alfabeti kombëtar i sotëm është kurorëzim i një pune disashekullore, një proces që zgjati afër katër shekuj dhe që u përfundua në nëntor 1908 me punën e Komisionit të Kongresit të Manastirit. Dihet që nismën për thirrjen e kongresit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit, që luante rolin kryesor ndërmjet klubeve shqiptare. Kongresi u hap më 14 nëntor 1908 dhe i vijoi punimet deri më 22 nëntor. Në kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë atdheut, si dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote. Kongresi i Manastirit u shndërrua kështu në një Kuvend të vërtetë mbarë shqiptar, në të cilin morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e vilajeteve të Manastirit, të Kosovës, të Janinës e të Shkodrës, si edhe nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, të Sofjes, të ShBA-së, të Egjiptit, të Italisë etj.
Kryetari i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi. Parashqevi Qiriazi, e Shkollës së Vajzave në Korçë, shërbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate në Manastir dhe e para grua në histori që mori pjesë në një forum gjithëshqiptar. Kongresi nëntëditor vendosi me votë të plotë që shqiptarët të linin mënjanë alfabetin e Stambollit me dhjetë shenjat e tij të veçanta dhe ta shkruanin gjuhën e tyre vetëm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar në manastir përmbante 36 shkronja e ndërthurje shkronjash latine. Alfabeti latin kishte një traditë shekullore në Shqipëri, që i shkëpuste shqiptarët nga alfabeti arabo-turk dhe ai grek, me të cilët nuk e lidhte asgjë, duke shmangur kështu edhe rrezikun e madh të shkombëtarizimit. Duke qenë se para kësaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke e sllave apo përshtatje të tyre, vendosmëria e këtyre delegatëve për t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që shkaktoi kundërveprime të ashpra nga qeveria osmane, sllavët dhe kisha ortodokse e grekëve. Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe. Por shpejt qeveria osmane i mbylli të gjitha shtypshkronjat shqipe. Në 1911, Hoxhson, përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike të Kostandinopojës, raportonte: “Të gjitha shkollat shqipe janë mbyllur pa pikë mëshire, kurse përpjekjet ngulmuese për ndalimin e gjuhës dhe zhdukjen e letërsisë Shqipe nuk kanë reshtur kurrë. Gjendja e rëndë politike mund të marrë flakë nga çasti në çast”. Ndaj bashkimi i kryeministrave shqiptarë, në kontekstin historik nuk merr vetëm konotacion nacional, por dallon përkatësinë kulturore shqiptare në një, në të tri trevat ku flitet shqipja.
Muzeu i Klevelandit do t'i kthejë Italisë 14 vepra arti
Një muze në Shtetet e Bashkuara ra dakord të transferojë 14 vepra arti në Itali, nga ku ishin vjedhur e grabitur. Muzeu i arteve në Kleveland premtoi t’i dërgojë veprat e artit në Itali brenda 3 muajve, pasi zyrtarët e muzeut dhe të qeverisë italiane nënshkruan marrëveshjen në Romë. Si shkëmbim, Italia do t’i japë muzeut të Klevelandit vepra arti hua për t’i ekspozuar në mjediset e veta. Ndër veprat që do t’i dorëzohen Italisë përfshihen një vazo antike, varëse, vathë e unaza etruske dhe një kryq italian i shekullit të 14. Italia ka bindur disa muzeume amerikane që t’i kthejnë disa vepra artit që Roma thotë janë nxjerrë jashtë Italisë në mënyra të paligjshme. Kohët e fundit, edhe Muzeu Metropolitan i Nju Jorkut, Muzeu i arteve të bukura i Bostonit dhe Muzeu Geti në Los Anxheles i kanë kthyer Italisë vepra arti të siguruara në rrugë të ngjashme.