Nafta zbret në 53 dollarë, në Shqipëri ulet 5 lekë
Çmimi i naftës në tregjet botërore ka zbritur në 53 dollarë për fuçi. Çmimi i naftës po zbret me një befasi të madhe nga dita në ditë në tregjet botërore, por në Shqipëri ai vazhdon të ulet me ritme tepër të ngadalta. Në pikat e tregtimit të karburanteve në Tiranë çmimet vazhdojnë të jenë në të njëjtat kuota që nga fundi i javës së kaluar, kur u ulën me 5 lekë për litër. Gjatë kësaj jave çmimet kanë qenë mesatarisht si ato të fundjavës (1 litër naftë me 125 lekë, 1 litër benzinë dhe 1 litër Euro Diezel me nga 130 lekë), duke pasuar uljen e fundit të muajit të kaluar me 5 lekë për litër. Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare çmimi i një fuçie nafte vazhdon të jetë në kuota të ulëta, duke shkuar vazhdimisht drejt uljes, sot (20 nëntor) në 53 dollarë për fuçi, ndërsa në fillim të javës (17 nëntor) ishte në 55.7 dollarë për fuçi. Në pikat e tregtimit të karburanteve në fundin e muajit të kaluar, 1 litër naftë u shit mesatarisht me 135 lekë, 1 litër benzinë me 140 lekë, ndërsa 1 litër Euro Diezel po me 140 lekë. Ndërsa pas 10 ditësh çmimet u ulën me 5 lekë për litër dhe në fundin e javës se kaluar u shoqëruan me një ulje prej 5 lekë për litër. Pothuajse në shumicën e pikave të tregtimit të karburanteve në Tiranë sot (20 nëntor) çmimet ishin: 1 litër naftë 125 lekë, 1 litër benzinë dhe 1 litër Euro Diezel me nga 130 lekë.