Part-time, dokumentet dhe kriteret e regjistrimit
Matura Shtetërore nuk do të jetë kriter për të gjithë ata që duan të vazhdojnë studimet me kohë të pjesshme në universitetet publike. Vendimi i Këshillit të Ministrave, i marrë dy ditë më parë, ka përcaktuar se kriteri i vetëm i pranimit në universitete për sistemin me kohë të pjesshme do të jetë diploma e shkollës së mesme, ose diploma e shkollës së lartë, për ata që duan të vazhdojnë një fakultet të dytë.
Dokumentet
Dokumentet e nevojshme të pranimit do të detajohen me urdhrin përkatës së ministrit të Arsimit, z. Fatos Beja. Burime nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur për “standard” se dokumentet që do të kërkohen për t’u regjistruar në sistemin part-time do të jenë: diploma e shkollës së mesme; certifikatë personale me fotografi; 2 fotografi; kërkesë për të vijuar studimet me kohë të pjesshme dhe mandati i arkëtimit të tarifës së regjistrimit.
Një lajm i mirë u është rezervuar edhe atyre që kanë dëshirë të vijojnë studimet part-time në Fakultetin e Drejtësisë. Dy vite pas pezullimit të studimeve në këtë fakultet është vendosur nga Këshilli i Ministrave rihapja e studimeve në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës. Në të do të pranohen 200 studentë, ndërkohë që sistem me kohë të pjesshme do të ketë edhe Universiteti i Shkodrës, ku do të pranohen 60 studentë.
Si do të pranohen studentët
Burime nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur se kriter për pranimin e studentëve do të jetë vetëm pasja e diplomës së shkollës së mesme. Në rast se do të ketë më shumë aplikime sesa është kuota e regjistrimit, atëherë do të jetë nota mesatare e shkollës së mesme, kriteri vendimtar që do të përcaktojë fituesit dhe jofituesit ndër aplikantët e interesuar. Ndërkohë, që kritere të tjera do të mund të vendosen edhe nga vetë universitetet gjatë procedurës së përzgjedhjes.
Tarifat e shkollimit
Universiteti i Tiranës
60.000 lekë: Histori, Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Psikologji, Punë Sociale 50.000 lekë
Biologji
70.000 lekë: Financë-Kontabilitet, Administrim-Biznesi
90.000 lekë: Drejtësi
Akademia e Edukimit Fizik e Sporteve
60.000 lekë: Të gjitha degët
Universiteti Bujqësor i Tiranës
50.000 lekë: Menaxhim Agrobiznes, Ekonomi e Politikë Agrare, Hortikulturë, Prodhim Bimor, Zootekni dhe Biznes Blegtoral, Akuakulturë dhe Menaxhim Peshku, Teknologji Agroushqimore, Agromekanizëm, Vreshtari dhe Enologji
60.000 lekë: Inxhinieri Pyjesh, Inxhinieri Përpunim Druri, Financë-Kontabilitet, Mbrojtje bimësh, Agromjedis dhe ekologji
Universiteti i Elbasanit
40.000 lekë Histori-Gjeografi, Gjuhë–Letërsi, Edukatë Qytetare, Punë Sociale, Filozofi-Sociologji
50.000 lekë Administrim –Biznes, Financë –Kontabilitet, Biologji-Kimi
30.000 lekë Cikli i ulët, Cikli i ulët parashkollor, Matematikë fizikë
Universiteti i Gjirokastrës
30.000 lekë Histori-Gjeografi, Gjuhë–Letërsi, Cikli i ulët, Cikli i ulët parashkollor, Matematikë fizikë
40.000 lekë Administrim Publik, Menaxhim Turizëm, Financë –Kontabilitet, Biologji-Kimi
Universiteti i Korçës
30.000 lekë Gjuhë–Letërsi, Hortikulturë, Agrobiznes, Cikli i ulët, Cikli i ulët parashkollor
40.000 lekë Financë, Menaxhim Biznesi, Turizëm, Marketing
Universiteti i Shkodrës
40.000 lekë Gjuhë-Letërsi, Gjeografi, Histori
70.000 lekë Drejtësi
50.000 lekë Administrim –Biznes, Turizëm, Financë –Kontabilitet, Biologji-Kimi
30.000 lekë Cikli i ulët, Cikli i ulët parashkollor, Matematikë, Fizikë
Universiteti i Vlorës
40.000 lekë Infermieri
Kuotat
Universiteti i Tiranës
150 Histori, Gjeografi, Gjuhë-Letërsi
100 Biologji
200 Juridik
70 Punë Sociale, Psikologji
250 Administrim Biznesi, Financë Kontabilitet
Universiteti Bujqësor
50 Menaxhim Agrobiznes, Ekonomi e Politikë Agrare, Hortikulturë, Prodhim Bimor, Zootekni dhe Biznes Blegtoral, Akuakulturë dhe Menaxhim Peshku, Teknologji Agroushqimore, Financë-Kontabilitet, Mbrojtje bimësh, Agromjedis dhe ekologji, Vreshtari dhe Enologji
40 Inxhinieri Pyjesh, Inxh. Përpunim Druri
25 Agromekanizëm
Universiteti i Elbasanit
60 Histori-Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Cikël i Ulët Parashkollor
70 Cikël i Ulët, Biologji-Kimi, Administrim biznes, Financë-Kontabilitet
80 Punë Sociale, Filozofi-Sociologji
Universiteti i Gjirokastrës
60 Histori-Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Cikël i Ulët, Cikël i Ulët Parashkollor, Matematikë-Fizikë, Biologji-Kimi
30 Administrim Publik, Financë-Kontabilitet
Universiteti i Korçës
50 Administrim Biznes, Financë-Kontabilitet
40 Gjuhë-Letërsi
30 Cikël i Ulët, Cikël i Ulët Parashkollor, Turizëm, Marketing
20 Menaxhim Agrobiznesi
Universiteti i Shkodrës
90 Administrim Biznes, Financë-Kontabilitet, Turizëm
60 Histori, Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Cikël i Ulët, Cikël i Ulët Parashkollor, Biologji-Kimi, Drejtësi
30 Matematikë, Fizikë
Universiteti i Vlorës
150 Infermieri e Përgjithshme
Akademia e Sporteve, 60
Studimi
Përbërja gjenetike e të sëmurëve me kancer
Shkencëtarët thonë se kanë hedhur një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet për të kuptuar sëmundjen e kancerit. Për herë të parë, ata kanë deshifruar plotësisht ADN-në e një pacienteje me kancer dhe e gjurmuan sëmundjen deri në gjenet fillestare të saj. Shkencëtarët pranë universitetit Uashington përdorën qeliza gjaku kanceroz nga një grua e cila kishte vdekur nga leukemia myeloid akute, një lloj kanceri në gjak që zhvillohet në palcën e kurrizit. Për trajtimin e kësaj sëmundjeje, për vite është bërë pak përparim sepse mjekët nuk arrinin të kuptonin se si formohej ajo. Doktor Riçard Uillson dhe kolegë të tij krahasuan gjenet nga qelizat kanceroze të pacientes me qelizat e paprekura të lëkurës së saj. Doktor Uillson thotë se kjo është hera e parë që mjekët arrijnë të vëzhgojnë në mënyrë të plotë grupin e gjeneve nga një pacient me kancer. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi mund t’i ndihmojë mjekët të kuptojnë se çfarë ndodh me këto qeliza, si preken ato nga kanceri. Në qelizat kanceroze, shkencëtarët kanë njëjtësuar 10 ndryshime gjenetike. Një prej gjeneve të ndryshuara bllokon efektin e barnave kimoterapike, ndërsa 4 gjene të tjera duket se bllokojnë mekanizmin që parandalon shndërrimin e qelizës në kanceroze. Doktor Uillson thotë se kur këto gjene ndryshohen, kjo bën që kanceri të dalë jashtë kontrollit. Shkencëtarët tani po punojnë për të njëjtësuar llojet e ndryshimeve gjenetike që mund të shkaktojnë kancer dhe shpresojnë se nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku, ata do të jenë në gjendje të identifikojnë përbërjen gjenetike të çdo pacienti me kancer. Mjeku Ros Levajn thotë se ai beson se këto kërkime do të transformojnë mënyrën e deritanishme të trajtimit të pacientëve me kancer, duke përcaktuar saktë llojin dhe kohëzgjatjen e trajtimit për çdo pacient. Shkencëtarët gjithashtu thonë se duke mësuar përbërjen gjenetike të një pacienti të veçantë, kjo do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë barna të reja më të efektshme kundër kancerit.
“Zëri i Amerikës”